[{{mminutes}}:{{sseconds}}] X
Пользователь приглашает вас присоединиться к открытой игре игре с друзьями .
Обычный албанский
(4)       Используют 6 человек

Комментарии

Мультилингва 15 августа 2018
Словарь включён в программу мероприятия [18.07.18 - 07.09.18] Мультилингва МЕГА 2.
Написать тут
Описание:
Тексты длиной 270-300 символов
Автор:
Phemmer
Создан:
10 июля 2017 в 22:33 (текущая версия от 22 июля 2017 в 12:14)
Публичный:
Нет
Тип словаря:
Тексты
Цельные тексты, разделяемые пустой строкой (единственный текст на словарь также допускается).
Содержание:
1 Se si do ta pranoni këtë metodë të parathënies së fatit, sërish e them se mbetet krejtësisht çështje individuale e çdo lexuesi, por, që është më kryesorja, me njohjen dhe përsosjen e saj, mund të argëtoheni në çdo shoqëri të mire, duke qenë përherë në qendër të vëmendjes.
2 Vrojtuesit e fatit paramendohen zakonisht "jevge" të veshura me veshje karakteristike, të cilat nuk kanë vendqëndrim të përhershëm dhe shëtisin prej një vendi në vend tjetër, duke mashtruar njerëz mendjelehtë, që i besojnë dokrrave dhe trillimeve naive për ardhmërinë e tyre.
3 Fatkeqësisht ashtu edhe është! Kontakti i parë i shumicës prej nesh me vrojtues të fatit kanë qenë pikërisht këto "jevge" sharlatanë, që ndonjëherë krijohej përshtypja se ia kanë qëlluar diçka, por në fund, pasi vërejmë se kanë humbur kot një sasi parash, me vonesë vlerësojmë se jemi të mashtruar.
4 Qëllimi i këtyre keqpërdoruesve është në rend të parë ta kënaqin kompleksin e vet të vlerës së ulët duke shkaktuar frikë-respekt të rrejshëm tek rrethi i tyre. Ata nuk janë kurrfarë personaliteti autoritar, e këtë autori tet dëshirojnë ta arrijnë përmes kësaj forme të lehtëbesimit të njerëzve.
5 Me vrojtimin personal të fatit, mund të kërkojmë shumë përgjigje nga jeta jonë e përditshme, ku kemi hamendje për marrjen e ndonjë vendimi konkret, me kusht që të jemi në gjendje t'i largohemi subjektivizmit dhe ngadhënjimit të emocioneve dhe ndjenjave të gabuara si paragjykime për veten.
6 Nuk e kemi titulluar rastësisht "domethënie teorike", sepse këtu kemi të bëjmë plotësisht me përshkrimin teorik të kuptimit të tyre. Domethënia praktike, siç do ta shohim në vijim, krejtësisht formulohet ndryshe dhe varet prej rrethanave konkrete gjatë vrojtimit të fatit.
7 Andaj, edhe ju duhet të krijoni dhe mbështetni stilin tuaj origjinal. Kur jemi tek gjuha dhe stili origjinal i komentimit të letrave, duhet theksuar edhe një dukuri të rëndësishme: gjatë kallëzimit të fatit mos përdorni fjalë dhe fjali që për të vrojtuarin do të jenë të pakuptueshme.
8 Nëse ju mendoni dhe ndoshta keni edhe ndonjë mënyrë më origjinale, atëherë veproni ashtu. Kryesorja është që ju ta mësoni komentimin teorikë të tyre. Kur jeni të sigurt se e keni mbajtur mend një figurë me parafytyrimin e qartë të saj, gjithmonë kombinoni edhe domethënien teorike të figurës.
9 Ushtroni pandërprerë dhe ato do të përvetësohen spontanisht. Njëjtë, sikurse këngën që e dëgjoni me vëmendje dhe pa tentuar që me çdo kusht t'i mbani mend fjalët, pas disa ditësh filloni ta këndoni. Simbolet dhe interpretimi i tyre është një visar i vogël i figuracioneve që janë të mundura.
10 Natyrisht, që figurat gjatë praktikimit të vrojtimit të fatit në filxhan, mos pritni të jenë identike me ato që ne do t'i japim si ilustrim, mjafton që juve, si vrojtues i ardhshëm të fatit t'ju përkujtojnë në to. Fantazia dhe kreativiteti duhet ta kryejnë më teje punën e vet.
11 Në një qetësi të plotë shpirtërore dhe fizike (trupore) plotësisht do të vijë në shprehje intuita juaj personale, e cila kur të ushtrohet pak, gjithmonë do ta keni si mike më të dashur dhe besnike gjatë procedurës së vrojtimit të fatit. Mos u hamendeni asnjëherë në interpretimin e figurave.
12 Mimika po ashtu ka rëndësinë e veçantë. Ajo shprehet me shtrëngimin e muskujve të fytyrës dhe lirimin e tyre, mohimin ose pohimin me kokë, buzëqeshjet e lehta, grimasat karakteristike etj. Pohimet dhe mohimet spontane na ndihmojë të dimë se në çfarë drejtimi duhet orientuar kallëzimin tonë.
13 Pra, a jemi në rrugë të mirë apo jo? Renditja e kallëzimit duhet patjetër të ketë lidhshmëri logjike të një tërësie. Ngjarja në mendimin tuaj duhet të rrjedhë si një film psikik. Në ndonjë interpretim kur nuk jeni të sigurt, kurrë mos u hamendni, por thoni se edhe vetë nuk jeni të sigurt.
14 Zakonisht, para fillimit të vrojtimit të fatit, qetësohuni në tërësi disa minuta, duke larguar nga mendimet tuaja situatat momentale, koncentrohuni plotësisht në figurat e paraqitura në filxhan duke urdhëruar në qetësi intuitën që të mobilizohet për t'ju ofruar sa më shumë informata.
15 Me njohjen e mirë paraprake të domethënies teorike të figurave dhe me intuitën e hapur, kallëzimi i fatit nga ju do të rrjedhë si një film që ju e shikoni para ekrani. Mos nguroni duke bërë pauza të dyshimta gjatë kallëzimit, por thoni atë menjëherë çka ju bie aty për aty ndërmend.
16 Me ushtrime dhe me kalimin e kohës, këtë komunikim të ndërsjellë do ta automatizoni. Ajo i përngjan shembullit të mësimit të ngasjes së biçikletës. Në fillim keni dyshim dhe frikë, por më vonë ky veprim mishërohet dhe kryhet instinktivisht. Mësimi i domethënies së figurave bëhet veç e veç.
17 Kurrë mos i ngatërroni bindjet tuaja gjatë interpretimit me njohuritë eventuale që i dini për personin, por atë gjithnjë bëjeni spontanisht, duke analizuar figurat dhe tërësinë e tyre. Kjo është gjëja tejet e rëndësishme që duhet mbajtur mend patjetër gjatë mësimit të interpretimit të figurave.
18 Çka do të thotë kjo? Nëse, p.sh, vërejmë një figurë në filxhan që ka interpretim negative, por në afërsi të saj gjendet një figurë (ose disa figura) që kanë një interpretim pozitiv, gjithmonë zbutet, zbehet ose edhe anulohet në tërësi ndikimi negativ i figurës në favor të atyre pozitive.
19 Është parim themelor i ritualit të vrojtimit të fatit përmes filxhanit se tek dëshirat gjithmonë ato që kanë të bëjnë me dashuri, martesë, seks... etj, përherë trusja bëhet me gishtin e unazës së dorës së djathtë, ndërsa për dëshirat tjera, trusja mund të bëhet edhe me gishtërinjtë tjerë të dorës.
20 Por, kurrsesi, nuk arrija të përqëndrohem për një lexim të themeltë. Mendja më ndahej dhe më shumë mirrej me flakën e dhëmbjeve që po i përjeton zemra e zemrës shqiptare. E ndjeja se nuk jam duke e kryer mirë detyrën dhe, natyrisht, nuk e përmbushja plotësisht besimin e autorit.
21 Por, megjithatë, njeriu është njeri dhe, mendja dhe shpirti im gjenden në kthetrat e një dhembje të thellë. Nuk dua të besoj se krijimtaria është harrim, ikje nga realiteti dhe nga mendimi për vdekjen. Dua të besoj se krijimtaria është ndërtim i jetës, luftë për ndërtimin fisnikërues të jetës.
22 Për arsye se në këtë qytet, për herë të parë në Kosovë, lindën publikimet (qoftë si revista apo si libra të veçantë) plotësisht të profilizuara e me synim të qartë: kultivimi i literaturës inspirative, qartësimi i ligjeve të mendjes dhe depërtim në sferat më të thella të shpirtit të njeriut.
23 Duke përfunduar vlerësimin tim për librin, shpresoj se jo vetëm autorit, por poashtu edhe atyre që në të ardhmën në kushte fare normale e institucionale do të mirren me hipnozë, ky libër së paku do t'iu shërbejë si një udhërrëfyes për të bërë hapa të tjerë më të përparuar në këtë lëmë.
24 Për hiponotizimin e të sëmurëve ata përdornin një pllakë të shndritshme metalike, që ia vinin të sëmurit para syve, për t'ia lodhur sytë (kjo metodë e fiksimit përdoret edhe sot), si dhe metodën e të përshkuarit me duar nëpër trupin e të sëmurit, të përcjellë me fjalë të posaçme "magjike".
25 Kështu është e njohur thënia, që figuron në një dokument të vjetër egjiptas: "...vendosi në të pëllëmbët e duarve që t'ia qetësosh dhembjet dhe thuaj se do të shërohet". Asokohe kanë ekzistuar edhe faltore, ku të sëmurit kanë kaluar natën duke ju lutur Zotit që t'i shërojë.
26 Pasi në atë kohë, sikurse edhe sot, disa njerëz nuk i nënshtrohen sugjestionit hipnotik, në shumë faltore, arritja e gjëndjes hipnotike bëhej nëpërmjet bimëve të caktuara narkotike. Ndikimi i një individi mbi tjetrin dhe vënia në gjumë për qëllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetër romak.
27 Metoda e hipnozës në formë të "gjumit të faltorës" u praktikua deri kah mesi i shekullit të gjashtë. Më pas këtë metodë, gjithnjë e më shumë, filluan ta përdorin murgjit kristianë, duke arritur shërime të çuditshme me anë të lutjeve, ujit të bekuar, prekjes me anë të duarve e metodave tjera.
28 Atë gjendje e kanë arritur duke e vështruar një objekt me shikim të fiksuar, deri sa u lotonin sytë. Ata, në fakt, provokonin gjendje autohipnotike, dhe pastaj me forcën habitëse të vullnetit të tyre, demonstronin fenomene të ndryshme, që edhe sot e kësaj dite janë të pashpjegueshme.
29 Ky komision e hodhi poshtë teorinë e "magnetizimt fluid" si jo shkencor dhe e ndaloi përdorimin e mëtejmë duke e vlerësuar atë si metodë mashtruese. Edhe pse Mesmeri filloi nga parashikimet e gabuara, megjithatë, dha nismën që në fushën ndërkombëtare të dijes të shqyrtohet hipnoza.
30 Kur e urdhëroi që të zgjohet, djaloshi u zgjua dhe bëri disa hapa me sy të mbyllur. Dhe, kështu, me sy të mbyllur, djaloshi sillej si njeri i dëgjueshëm, duke i zbatuar ato që e urdhëronte Markizi. Pasi zgjohet, atij nuk i kujtohej asgjë nga përjetimet gjatë kohës së këtij gjumi të çuditshëm.
31 Sipas Liebeaultit dhe Bernheimit, hipnoza redukohet në sugjestion të pastër. Njeriu është, me gjasë, i gatshëm që të bjerë nën sugjestionin e rrethit, dhe si i tillë paraqet objekt të volitshëm për hipnozë. Ai i cili nuk dëshiron të hipnotizohet, nuk mund të shërbejë kurrë si medium.
32 Por, duke e parë se të gjithë njerëzit nuk mund të hipnotizoheshin, heq dorë nga kjo metodë. Ndryshe nga teoritë tjera, idetë e Freudit janë filtëruar përmes qarqeve akademike dhe profesionale, edhe pse me një ndërprerje, ato u zhvilluan dhe u aplikuan deri në ditët e sotme.
33 Pas një varg provash, Pavlovi i shpjegon kështu idetë e veta: "Çdo ngacmim i zgjuar ose ngacmim i cili përsëritet në mënyrë sistematike, dhe nëpërmjet kanaleve nervore arrin pikën e caktuar në koren e trurit, bie, herët ose vonë, deri te fjetja e detyruar, pastaj gjumi, përkatësisht hipnoza".
34 Edhe pse Pavlovi me eksperimentin e vet të quajtur "Refleksi i kushtëzuar" i dha shumë shkencës së fiziologjisë, dhe për këtë u shpërblye me Çmimin Nobel për mjekësi, eksperimentet e tij u hapën rrugë keqpërdorimeve nga më të ndryshmet, për të cilat do të bëjmë fjalë më vonë.
35 Në gjumin normal mediumi nuk e pranon përshtypjen e jashtme, ndërsa gjatë gjumit hipnotik, dëgjon edhe pëshpërimat më të vogëla. Në gjumin normal, aktivitetet mentale janë të spostuara, ndërsa gjatë gjumit hipnotik ato janë të gjallëruara etj. Në qarqet mjekësore sot janë të pranishme dy rryma.
36 Edhe pse sot mjaft njerëz mendojnë (edhe sipas anketës) se hipnoza është çështje e magjisë, dhe në të kanë ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkëkohore ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim, duke e zhveshur atë nga këto paragjykime dhe duke e trajtuar si degë të mirëfilltë të shkencës.
37 Duhet ta kemi parasysh se, për pranimin e sugjestioneve, rolin kryesor e luan vetëdija. Këtë e vërtetojnë edhe eksperimentet e shumta që i kanë bërë psikologët dhe ekspertet me anë të hipnozës. Pra, ndërdija i pranon si të gatshme të gjitha sugjestionet që vijnë nga vetëdija.
38 Qofshin të mira apo të liga, të vërteta apo të pavërteta etj. P.sh: në qoftë se hipnotizuesi (pasi që nën hipnozë sugjestioni pranohet plotësisht) i sugjeron mediumit ta pranojë identitetin e një individi tjetër, ose të shndërrohet në fëmijë etj., ai pa kundërshtim do ta pranojë rolin e imponuar.
39 Më lejoni t'ju përcjell deri në kabinën tuaj... Udhëtari me siguri edhe më shumë do të zbehet. Sugjestioni juaj është bashkuar me frikën e tij. Por, po nëse i drejtoheni p.sh. marinarit me të njëjtat fjalë, varësisht nga temperamenti, marinari do t'ju buzëqesh ose do t'ju fyej.
40 Pra, që të pranohet sugjestioni, duhet atë ta pranojmë, dhe në imagjinatën tonë, ta transformojmë në autosugjestion. Kështu që, çdo sugjestion, i cili vie nga jashtë, në fakt është autosugjestion, dhe të gjitha paraqitjet hipnotike janë pasojë e sugjestioneve, gjegjësisht, autosugjestioneve.
41 Nga jeta e përditshme e dimë se ndikimi i faktorit psikik në organizmin e njeriut (përgjithësisht), si dhe në organet veç e veç, është shumë i madh. Posaçërisht janë të ndieshme enët e gjakut. Kur njeriu ka frikë ose gëzim të papritur, mund të ketë si pasojë apopleksinë etj.
42 Pastaj, një fëmijë është në gjendje ta ndërpresë tërë orkestrën, në qoftë se para tyre befas lëpin një limon. Gjithashtu, na është e njohur se, nëse dikush tërheq pirunin nëpër pjatë, mund të na nxisë të dridhura nëpër trup, ndonjëherë edhe vetëm mendimi në një gjë të tillë e bën efektin e njëjtë.
43 Ku është defekti? Në cilën pjesë?, atëherë, ai më nuk është sugjestion i suksesshëm, pra nuk është pranuar nga masa, sepse është përzier gjykimi kritik normal dhe ka krijuar rrugën e gjykimit normal. Kur tregëtari lavdëron mallin, i riu i fletë vajzës, nëna e ledhaton fëmijën etj.
44 Eksperimenti tjetër u zhvillua në një kinema amerikane gjatë projektimit të një filmi. Pas përfundimit të filmit, gati të gjithë të pranishmit nxituan në bifenë e kinemasë me nevojë të papërballueshme për Coca-Cola, e që nuk ishin në gjendje të sqaronin se pse e bënin këtë.
45 Pasojat nga aplikimi i një sugjestioni me ndihmën e stimulimit sublim nëpërmjet medias masovike, siç është televizioni, me qëllim ndikimi në ndryshimin e qendrimeve të njerëzve, mund t'i merrni me mend!... Sistemi nervor qendror dhe ai periferik janë në lidhje të ngushtë mes veti.
46 Si shembull ilustrativ po marrim kompozicionin e një treni, ku lokomativa, padyshim, është pjesa më e rëndësishme, sikurse që është truri tek njeriu. Në qoftë se treni rastësisht ndesh në pengesa, do të shkatërrohen përveç lokomativës edhe vagonat që janë të lidhur me të.
47 Caue erdhi në përfundim, se atë e shëroi autosugjestioni, sepse ai as që kishte pirë ilaç, por ujë të destiluar, dhe prej atëherë filloi interesimi i tij për sugjestionin dhe autosugjestionin dhe formoi formulën shumë të njohur: "Nga dita në ditë, në çdo aspekt, jam mirë e më mirë".
48 Kolegët vërtetojnë se nuk ka kurrfarë çrregullime organike dhe e tërë ajo ishte autosugjestion i pastër i klerikut tibetas. Atëherë vendosin që ta hipnotizojnë dhe i dhanë sugjerime të thella hipnotike: "Tani do të hyshë në një gjumë të thellë dhe do të flësh katër ditë e katër netë...".
49 Kushëriri kur kthehet në shtëpi u tregon për këtë parashikim anëtarëve të familjës, madje e shkruan edhe tastamentin. Sugjestioni i fuqishëm ia pushtoi ndërdijen, sepse ai iu dorëzua atij. Kushëriri vdiq ashtu siç qe paralajmëruar, duke mos ditur se ai vetvetës ia kishte shkaktuar vdekjen.
50 Duke ngrënë, atypari kalon një anëtar i atij fisi dhe i tmerruar i tregon se ai ishte ushqim i kryeparit dhe se me këtë kishte thyer besimin e shenjtë. Robi, i fortë dhe i shëndosh siç ishte, me të dëgjuar këtë, i kapluar nga frika fillon të dridhet dhe pas pak rrezohet për tokë.
51 Aq sa keni vetëbesim, aq edhe do të arrini. Vetëm ai njeri që kontrollon vetën mund të sundojë mbi të tjerët, pra rrethit të vetë mund t'ia imponojë vullnetin e tij. Me fjalë të tjera, ai duhet të jetë zotërues dhe dirigjues i dëshirave dhe vullnetit të vetë, e jo rob i tyre.
52 Këto veti mundet secili individ, me ushtrime që do t'i cekim më vonë, t'i zotërojë dhe t'i zbatojë. Për të arritur sa më mirë ta njohim vetveten, e nëpërmjet kësaj edhe arritjen e forcës për të hipnotizuar, duhet ta zbatojmë metodën e psikologut të njohur Sigmund Freudit - Psikoanalizën.
53 Mendoni për gjthçka! Jo vetëm për ato që i keni bërë ose përjetuar ju personalisht, por edhe për ato që i keni vërejtur ose dëgjuar edhe tek te tjerët. Pasi ta kaloni "shiritin filmor" të ditës në mendime, do të ishte mirë që pranë vetës ta keni edhe një fletore dhe laps.
54 Koncentrimi, siç thamë, është burimi i sukseseve dhe paraqet çelësin e aftësive të larta punuese. Sëmundje e kohës sonë konsiderohet mungesa e koncentrimit, mungesa e harmonisë së brendshme dhe asaj të jashtme. Shumë njerëz e konceptojnë nocionin koncentrim në mënyrë të gabuar.
55 Duhet të cekim se ekzistojnë dy drejtime koncentrimesh: ai i vetëdijshmi dhe ai i pavetëdijshmi. Koncentrimi i pavetëdijshëm arrihet pa kurrfarë mundi, sepse rrjedh si nxitje ose e shprehisë ose e interesimit të madh, derisa koncentrimi i vetëdijshëm arrihet më me vështirësi.
56 Simptomet që tregojnë nervozën janë të ndryshme si: brejtja e thonjëve me dhëmbë, luhatja në karrige, shëtitje nëpër dhomë, gjestikulimi gjatë bisedës, lëvizja e ndonjë objekti nëpër duar etj., pa pasur ndonjë shkas. Këto simptome, në qoftë se vërehën, duhet patjetër të menjanohen.
57 Duke i menjanuar këto veprime, njëkohësisht i shërojmë edhe nervat. Për t'i menjanuar këto simptome përdoret metoda e relaksimit. Kjo metodë është e njëjtë si ajo e psikoanalizës, por kjo ka një përparësi, sepse mund të zbatohet në çdo vend dhe në çdo kohë, si ditën ashtu edhe natën.
58 Duhet ta merrni pozicionin që ju përshtatet më së miri, ulur ose shtrirë. Mbyllni sytë dhe filloni t'i largoni të gjitha brengat dhe mendimet negative që ju shqetësojnë. Pastaj filloni të meditoni se duhet gjithnjë t'ju shmangeni këtyre vetive negative, të cilat, në fakt, janë simptome të nervozës.
59 Ata kanë rëndësi të veçantë në jetën e njeriut. Shumica e njerëzve kësaj shqise i japin prioritet ndaj shqisave tjera, sepse në krahasim me shqisat tjera, kjo shqisë komunikon me një pjesë më të madhe të trurit dhe ne i besojmë më shumë informacinit pamor se çdo lloji tjetër të informacionit ndijor.
60 Pastaj kemi edhe shembullin e hutinit, i cili në mënyrë të njëjtë si gjarpëri, rri i shtanguar dhe vetëm me shikim i detyron viktimat e veta, në këtë rast zogjët, që t'i futen në gojë pa kundërshtim... Këto raste i cekëm vetëm për ta vërtetuar forcën e madhe ndikuese që kanë sytë.
61 Sytë paraqesin edhe anën e brendshme emocionale. Vetëm me një shikim ne sy mund ta dimë se në çfarë gjendje shpirtërore është individi, prandaj edhe ushtrimi i shikimit magnetik është më se i domosdoshëm (jo vetëm për induktimin e gjendjes hipnotike, por edhe për paraqitjet në jetën e përditshme).
62 Gjatë kësaj kohe, derisa e shikoni individin e zgjedhur, duhet ta urdhëroni (me mendime të koncentruara) që t'i kryej veprimet e dëshiruara prej jush. Ky ushtrim është edhe testim i aftësive të fituara gjatë ushtrimeve të mëparshme dhe njëkohësisht aplikimi i kësaj force në praktikë.
63 Ta keni parasysh, se gjatë koncentrimit duhet ta përytyroni sa më qartë në mendime ngjarjen që duhet të ndodh, pra ta shihni ngjarjen përpara me "syrin shpirtëror", të kryer ashtu siç dëshironi. Pasi ta kesh kaluar këtë ushtrim me sukses në disa persona atëherë provojeni edhe një tjetër.
64 Mos harroni, se këtë forcë mund ta orientoni edhe për qëllime negative që hyjnë në rangun e magjisë së zezë, por ju këshilloj që çdo tentativë e ndërmarrë në atë drejtim, do t'ju kthehet si bumerang i shumfishtë, sepse vetë dialektika e ligjeve të natyrës është e organizuar në këtë mënyrë.
65 Pra, gjatë bisedave, si gjatë indukimit të gjendjes hipnotike, si në jetën e përditshme, duhet të ushtrohemi që ta përdorim tingullin me volumin e caktuar, varësisht prej rastit të imponuar, gjë që na prezenton para të tjerëve si një personalitet të vendosur, tërheqës etj.
66 Sigurisht se keni vërejtur se secili nga ata kur flet ka zërin e tij karakteristik, gjë që paraqet volumin e caktuar të zërit për personin e caktuar. Kështu që, një individ nëpërmjet modulimit të zërit të vet, ose na tërheq ose na refuzon, pavarësisht nga kuptimi i fjalive që i shqipton.
67 Pasi të besoni se keni arritur efekt ndikues edhe tek personat që më parë kanë pasur ndikim mbi ju, atëherë filloni me pyetje provokuese, të cilave ai do t'ju kundërvihet (gjithnjë në përfytyrim), e ju, gjatë gjithë këtyre provokimeve, nuk duhet të reagoni. Duhet të jeni i qetë dhe gjakëftohtë.
68 Ky ushtrim është i njëjtë me të mësipërmin (b), por ndryshimi qëndron në atë se tani kemi kontakt fizik dhe psikik me individë realë. Edhe këtu preferohet, si më sipër, që së pari të filloni me ndonjë individ mbi të cilin besoni se keni ndikim, e pastaj me të tjerë që kanë ndikim mbi ju.
69 Pavarësisht se ku realizohet hipnoza, qoftë në ordinancë, shoqëri apo vend publik etj., themelorja është që të zgjojmë interesim tek të pranishmit, e sidomos te mediumi, si dhe të krijohet atmosferë disponuese duke biseduar për anët pozitive dhe efektet e këndshme të hipnozës.
70 Dhoma duhet të jetë e ngrohtë, pa zhurmë, pa ndonjë erë të keqe, pak e errësuar dhe preferohet të ketë muzikë të lehtë relaksuese. Natyrisht, që këto kushte nuk mund t'i plotësojmë në çdo rast, këto zakonisht vlejnë për aplikimin e hipnozës klasike dhe në vende të mbyllura.
71 Zakonisht preferohet që mediumi të mos i takojë familjës së ngushtë, pasi anëtarët e familjës, duke qenë në kontakte të përditshme me ju, nuk ju besojnë dhe këtë çështje nuk e marrin seriozisht, kështu që eksperimenti mund t'ju dështojë, që do të shkojë në dëm të sigurisë suaj për hapa të mëtejmë.
72 Gjithashtu meduim të mirë janë personat sugjestibilë (të ndijshëm); pastaj personat që posedojnë fantazi të bujshme; personat me flokë ngjyrë të kuqe ose bjond; personat me ten delikat etj. Pasi ta keni bërë studimin e karakteristikave të caktuara të mediumit, filloni dialogun me të.
73 Për të krijuar siguri tek ai, ju duhet që t'i sqaroni, se ai çdo mbrëmbje kur bjerë për të fjetur ose në mëngjes para se të zgjohet, kalon një kohë të shkurtër nëpër disa nga fazat e gjendjes hipnotike, por pa vetëdije. Gjithashtu edhe ditën, kur është i koncentruar diku p.
74 Te dy këto teste, zakonisht përfundojnë me sukses. (Për të mos e përmendur rregullisht fjalën-magnetik, duhet ta keni parasysh se të gjitha veprimet, si shikimin, dialogun, lëvizjet etj. duhet t'i bëni nën atë forcë, me të cilën jeni pajisur më parë, pra nën forcën magnetike).
75 Kjo gjendje, kur mediumit arrihet t'i bllokohet një pjesë e trupit, paraqet shkallën e tretë të thellësisë së gjendjës hipnotike, pra fazën më të thellë të saj (për shkallët e thellësisë së gjumit hipnotik do të bëjmë fjalë në pjesën vijuese - teknikat e ndryshme hipnotike).
76 Në këtë gjendje, mund të provokohet edhe katalepsia e plotë e trupit, por për fillestarë kjo nuk është e preferuar as e lejuar. Pasi të keni arritur që mediumin ta futni në gjumë hipnotik, duhet ta hapni dialogun komunikues mes jush, pasi që mediumi, pa marrë komandë nga ju, nuk flet.
77 Ju po mund të komunikoni me mua pa problem. Kështu si po komunikoni, kështu edhe do të mund të shikoni, duke i hapur sytë, por gjithnjë duke qenë në gjendje të thellë hipnotike. Kur të numëroj deri në tre, ju do t'i hapni sytë shumë lehtë, do të shihni sikur në gjendje të zgjuar.
78 Ato ngadalë po lëvizin drejt gjunjëve dhe ju as që po mund t'i ndaloni; gjithnjë e më shumë po u afrohen gjunjëve. Sa më shumë që po iu afrohen gjunjëve aq më thellë po futeni në gjumë hipnotik, dhe ju as që po e kundërshtoni një gjë të tillë, përkundrazi po ndieni kënaqësi.
79 Pastaj e urdhëroni mediumin që të koncentrohet në atë pikë dhe ta shikojë atë, mundësisht pa i mbyllur sytë. Gjatë asaj kohe, ju pandërprerë i sugjeroni me fjalë: "kapakët e syve po ju rëndohen dhe ju sytë mezi po i mbani hapur; ata gjithnjë e më shumë po ju rëndohen, gjithnjë e më shumë".
80 Dorëzojuni pushtetit të saj... Sytë i keni plotësisht të mbyllur; kapakët e syve plumb të rëndë; ju as që po mund t'i hapni ata. Trupin po ua përshkon një ndjenjë e këndshme dhe ju po i dorëzoheni asaj. Asgjë nuk po ju pengon dhe asgjë më nuk po ju intereson, përveç zërit tim.
81 Gjatë numërimit sugjeroni më shpesh se kapakët e syve gjatë çdo numëri po i rëndohen. Shpejtësinë e numërimit rregullone në atë mënyrë, që sytë e subjektit të jenë sa më pak të hapur, e më shumë të qëndrojnë të mbyllur. Pra mos numëroni me rregull. Por qëndroni më gjatë tek numërat çift.
82 Kapakët e syve po i ndieni shumë të rëndë, plumb të rëndë. Sa më turbull që po më shihni aq më të rëndë po ju bëhën. Ju nuk po mund t'i mbani hapur; ju po i mbyllni sytë, ju i mbyllët sytë. Po e ndieni vetën shumë këndshëm dhe po thelloheni gjithnjë e më thellë në këtë gjendje.
83 Mezi po i shqiptoni numërat tjerë, vetëm për gjumë po mendoni, vetëm për gjumë; ai mendim po ju sjell kënaqësi dhe ju po i dorëzoheni atij pushteti... Tani më nuk po mund të numëroni, ndërsa gjumi hipnotik është i thellë, shumë shumë i thellë, por zërin tim po e dëgjoni.
84 Vazhdoni prapë ta shikoni në sy, por gjithnjë me koncentrim të plotë se si atë po e zë gjumi. Përsëriteni këtë ritual, derisa ai të mos mundet më t'i mbajë sytë e hapur. Kur ta shihni se mediumi nuk po mund t'i mbajë sytë e hapur, atëherë filloni me dhënien e sugjestioneve.
85 Po i veçojmë vetëm tri nga ato: stroboskopin, biofidbekun (bioinformacioni) dhe narkotikët. Një model i aparatit elektronik i quajtur biofidbek Stroboskopi është një aparat elektrik, i përbërë nga një pllakë lëvizëse e cila është e shpuar, dhe nëpër të cilën kalon një burim i fortë drite.
86 Biofidbeku është një aparat elektronik i cili i shndërron ndryshimet fiziologjike në sinjale zëri me intensitet të ndryshëm, ndryshe quhet edhe "detektor i gënjeshtrave". Personit i vendosën në sipërfaqe të trupit elektrodat ose një transmetues për t'i kapur sinjalet e aktivitetit fiziologjik.
87 Biofidbeku përoret edhe si mjet ndihmës nga organet e policisë, për zbulimin e personave të dyshimtë, për të cilët dyshohet se kanë kryer akte të ndryshme kriminale ose amorale, si dhe nuk përjashtohet mundësia e keqpërorimit të tij për qëllime të caktuara politike etj.
88 Të largohen mundësisht të gjitha pengesat që mund ta dekoncentrojnë dikë nga grupi, sidomos zhurmat e papritura dhe të drejpërdreja siç janë të trokiturat e ndryshme, cingërrima e telefonit etj; të errësohet dhoma, të jetë e ngrohtë dhe të ketë muzikë të lehtë relaksuese.
89 Preferohet që gjatë kësaj seance të jetë së paku një individ i cili më parë ka qenë nën ndikim të hipnozës, pasi një gjë e tillë e lehtëson induktimin tek anëtarët e tjerë. Për induktimin e hipnozës grupore mund të përdorën teknika të ndryshme, por më e preferuara ështe ajo e fiksimit.
90 Në qoftë se anëtarët kanë pozitë të ulur, atëherë në mes tyre, në tavolinë ose diku tjetër, vendosni një objekt të ndriquar. Zakonisht preferohet qiriu, kurse kur ata janë në pozitë të shtrirë, atëherë duhet që diku në tavan të përforconi një bateri ose ndonjë objekt tjetër vezullues.
91 Ndikimi i sugjestionit në masë, mund të kaloj në aksion ekspoloziv, e që individi para së gjithash të mos mendojë për pasojat, kështu në masë mund të arrihet si, egërsia, agresiviteti etj., ashtu dhe entuziazmi, euforia, gëzimi etj., që e vërtetojnë edhe tubimet religjioze ose protestat politike.
92 Si fakt ata e marrin shembullin e shumë njerëzve të cilët mund të zgjohen në kohën e caktuar pa pasë nevojë për mjete ndihmëse. Gjithashtu, sugjestioni posthipnotik nga këndvështrimi psikiatrik dhe psikologjik është me rëndësi edhe për faktin se vërteton ekzistimin e ndërdijes te njeriu.
93 Një rast interesant na jep prof. Bernheimi: Ai një mediumi - epror ushtarak, i kishte sugjeruar se në javën e parë të tetorit do të shkojë te mjeku Liebeaulti, ku do ta takojë edhe kryetarin e shtetit i cili do ta dekorojë. Këtë sugjestion, eprorit ia kishte dhënë në muajin gusht.
94 Edhe te posthipnoza kemi të bëjmë me dy këndvështrime të ndryshme. Disa mendojnë se mediumi i zbaton urdhërat në gjendje normale, derisa të tjerët mendojnë se mediumi, në kohën kur duhet ta zbatojë urdhërin, bie prapë në gjendje hipnotike, e cila ka baza që të jetë më reale.
95 Pas daljes nga gjendja hipnotike, biseda vazhdon me tema të ndryshme deri në momentin kur ai e vëren shenjën e dhënë. Atëherë, ai lëviz nga kolltuku ku ishte i ulur, dhe iu thotë kolegëve se i kishte hipur një ide e marrë, se duhet të shkojë e të ulet tek karriga në qoshe të dhomës.
96 Papritur, në dhomë futet një ushtar i thjeshtë, duke e shtyrë adjutantin, kalon nëpër dhomë qetë dhe shkon tek dritarja, dhe, pa fjalë, heq këpucët duke e mbushur hapësirën e dhomës me erë kundërmuese. Pastaj, ai merr këpucët në dorë dhe, ashtu me qorapë kundërmuese delë ngadalë jashtë.
97 Sugjestionet e dhëna duhet t'i formuloni në mënyrë shumë precize pasi, siç e kemi cekur disa herë, efekti i tyre është i paparashikueshëm. Gjithnjë duhet ta keni qëllimin e caktuar se për çfarë e aplikoni atë. Përjashtohen rastet kur keni të bëni me ndonjë shoqëri të ngushtë me qëllim argëtimi.
98 Këtu po e cekim vetëm një rast ku individi i pafajshëm në duart e një hipnotizuesi sharlatan përfundoi në klinikë. Në një paraqitje publike, hipnotizuesi e merr nga publiku këtë individ për të demonstruar aftësitë e tij hipnotike dhe për të krijuar atraktivitet në sallë.
99 Edhe pas daljes nga gjendja hipnotike (pasi që hipnotizuesi nuk ia kishte fshirë atë sugjestion nga ndërdija), ai ballafaqohet me atë dukuri të frikës, se dikush po e ndjek, deri sa më në fund kërkon ndihmë në klinikën psikiatrike ku trajtohet një kohë të gjatë si i sëmurë psikik.
100 Pastaj, prapë do të jeni në gjendje normale dhe çdo gjë me ju do të jetë në rregull. Do të jeni i qetë, i disponuar dhe i kthjelltë, pa dhembje koke. Këto që po ua them do ta regjistrojë ndërdija juaj, ndërsa vetëdija nuk do të dijë asgjë. Regjistrojeni në ndërdije këto që ua thash.
101 Po e ndieni veten shumë mirë. Gjumi po ju bëhet gjithnjë e më i thellë, gjithnjë e më i thellë. Vazhdoni të flini këndshëm dhe thellë. Ju po flini thellë, thellë, por zërin tim po e dëgjoni. Edhe pse po e dëgjoni zërin tim, ju po vazhdoni të flini këndshëm dhe thellë...
102 Por, në qoftë se tentimi i parë nuk rezulton me sukses kjo nuk do të thotë se ju duhet të demoralizoheni dhe t'i humbni shpresat. Zakonisht kjo vjen si rrjedhojë e moskontaktit tuaj me ndërdijen e personit të fjetur. Ju duhet t'i vazhdoni sugjestionet deri sa ta arrini kontaktin me të.
103 Fjalët që burojnë nga ju duhet të krijojnë atmosferë disponuese në psikën (ndërdijen) e të fjeturit. Ato duhet të pëshpëriten në mënyrë sa më të qetë duke krijuar tek i fjeturi simpati për to. Edhe tek hipnoza në gjumë, gjithashtu rëndësi prioritare duhet t'i kushtohet formulimit të sugjestioneve.
104 Qëllimi është që vetëdija të ngushtohet (kufizohet) e më këtë manipulim te arrihet deri te gjendja që i përngjan hipnozës. Por, dhënia në doza më të mëdha, mund të provokojë gjendje kome ose edhe vdekjen e mediumit, prandaj, mu për këtë, përdorimi i saj është i sanksionuar me ligj.
105 Pra, në fakt, personit të cilit i jepen këto lloje drogash, humb pushtetin e kontrollit të vetëdijshem dhe automatikisht futet në një sferë tjetër të psikës që i përngjan gjendjes hipnotike. Por përdorimi në masë më të madhe i drogave psikodelike bie edhe deri te vdekja e individit.
106 Këtë efekt mund ta shfrytëzojmë për ta orientuar vëmendjen e mediumit në atë që i themi. E filloni dialogun me mediumin me tonin e zërit normal. Gjatë bisedës filloni ta ulni tonin e zërit, por atë duhet ta bëni gradualisht, ashtu që mediumi të mos e kuptojë se atë po e bëni me qëllim.
107 Në të shumtën e rasteve, do të vëreni se edhe mediumi vetvetiu do të fillojë të pëshpëris duke krijuar raport të përbashkët me ju. Eshtë e domosdoshme që biseda të zhvillohet në ambient të errët dhe me muzikë relaksuese, si dhe tema e bisedës të jetë e lidhur me gjumin.
108 Merrni frymë qetë dhe thellë. Gjatë çdo frymëmarrjeje po zhyteni thellë e më thellë në një ndjenjë të këndshme qetësie shpirtërore e trupore. Asgjë nuk mund t'ju pengojë. Tani koncentrohuni në këmbët tuaja. Po e ndieni se si këmbët po ju rëndohen, gjithnjë e më të rënda po ju bëhen.
109 Gjithnjë e më të rënda po ju bëhen, gjithnjë e më të rënda. Tani edhe duart i keni shumë të rënda - plumb të rënda... Edhe sytë po ju rëndohen. Kapakët e syve gjithnjë e më të rëndë po ju bëhen - gjithnjë e më të rëndë. Aq të rëndë u janë bërë sa ju nuk po mund t'i mbani më hapur.
110 Mbyllni sytë dhe filloni të merrni frymë qetë dhe thellë. Lirohuni plotësisht. Po e ndieni vetën mirë dhe këndshëm. Gjatë çdo frymarrjeje po zhyteni thellë e më thellë në një gjendje të këndshme qetësie shpirtërore e trupore. Po ndieni nevojë vetëm për gjumë dhe këtë as që po e kundërshtoni.
111 Po i dorëzoheni me gjithë shpirt këtij pushteti... Tani koncentrohuni vetëm në duart tuaja. Po e ndieni qartë se si ato po ju rëndohen, po ju bëhen gjithnjë e më të rënda. Ato po ju rëndohen gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shumë. Tani i keni shumë të rënda, si plumb të rënda.
112 Po e ndieni se në to ju më nuk keni pushtet. Te dy duart i keni të rënda si plumb dhe plotësisht të palëvizshme. Ju më nuk po mund t'i lëvizni. Po merrini frymë qetë dhe me ritëm, dhe me çdo frymëmarrje po zhyteni thellë e më thellë në gjumin hipnotik - gjithnjë e më thellë.
113 Kur të numëroj deri në tre, duart tuaja prapë do të lirohen dhe do të jenë të lëvizshme, si dhe do të mund t'i hapni sytë. Do ta ndieni vetën të kthjellët dhe këndshëm. Por prapë kur ta kërkoj këtë nga ju, menjëherë do të relaksoheni dhe do të zhyteni në këtë gjumë të këndshëm.
114 Merni frymë qetë dhe thellë. Veç po merrni frymë thellë dhe qetë. Gjatë secilës frymëmarrje po zhyteni thellë e më thellë në qetësinë e këndshme shpirtërore. Duart dhe këmbët po ju rëndohen, gjithnjë e më shumë po ju rëndohen. Aq të rënda sa që ju nuk po mund më t'i lëvizni.
115 Vetëm zërin tim po e dëgjoni dhe asgjë tjetër nuk po ju intereson, vetëm zëri im. Çdo fjalë imja po depërton thellë në ndërdijen tuaj. Gjatë çdo fjale ju po futeni thellë e më thellë në gjumin e këndshëm hipnotik. Në këtë gjendje qetësie po fillojnë t'ju hapen dyert e ndërdijes suaj.
116 Me fëmijët duhet të bëni variacione të ndryshme për të mënjanuar te ai praninë e frikës. Fëmijës nuk duhet t'i sugjeroni direkt, por në mënyrë traverse, nëpërmjet ndonjë loje të cilën fëmija e adhuron. P. sh. kërkoni nga fëmija që ta sjellë kukullën që e adhuron më së shumti.
117 Kukulla po bënë gjithë atë që po e bëni edhe ju. Ajo po mësohet nga ju, por ju duhet t'i tregoni pak më gjatë që të mësohet edhe më mirë. Do t'i mbani sytë e mbyllur deri kur t'ju them unë t'i hapni prapë, pasi po t'i hapni ju edhe kukulla do t'i hap dhe nuk do të shërohet.
118 Tani filloni të merrni frymë thellë - thellë, edhe kukulla, duke ju parë juve po merr frymë thellë-thellë. Me çdo frymëmarrje po ju lirohen duart edhe këmbët; edhe kukullës gjithashtu. Tani do t'i tregoni kukullës se si mbahen sytë gjatë të mbyllur dhe si rrihet gjatë qetë i shtrirë.
119 Janë bërë si plumb të rënda. Ato po fillojnë të lëvizin, po fillojnë të bien. Ato po bien gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shumë dhe ju as që po e kundërshtoni një gjë të tillë, përkundrazi, po ndieni një kënaqësi. Sa më shumë që po ju bien duart aq më shumë po ju shtohet kënaqësia.
120 Ja, po fillon nga këmbët, nëpër bark, gjoks, duar e deri te koka. Asgjë nuk po ju pengon. Të gjithë trupin tani e keni të relaksuar dhe të përfshirë nga një ndjenjë e këndshme. Po ndiheni mirë dhe po i nënshtroheni këtij pushteti duke u thelluar thellë e më thellë në këtë gjumë hipnotik.
121 Jeni plotësisht i qetë dhe çdo gjë me ju është në regull. Zërin tim po e dëgoni shumë qartë dhe kthjellët. Asgjë tjetër nuk po ju intereson përveç zërit tim. Po ndiheni gjithnjë e më i lodhur, gjithnjë e më i lodhur. Thellë - thellë po futeni nën pushtetin e këtij gjumi të këndshëm hipnotik.
122 Aparati posedon edhe rregullatorin, me të cilin e ulim ose e rrisim tensionin, varësisht prej situatës. Posa ta prekim mediumin me dorën e djathtë, ne mbyllim qarkun e rrymimit dhe ai e ndien se si atë pjesë të trupit, ku e kemi prekur me dorë të djathtë, po ia përshkon një fërgëllimë e këndshme.
123 Gjithashtu, me rëndësi është edhe përshtatja e fjalorit me atë të mediumit. Bisedat, e sidomos sugjestionet, duhet t'i përshtatën shkallës së ngritjës intelektuale të tij, sepse ato ndikojnë vetëm atëherë kur pranohen nga gjuha e ndërdijes së mediumit duke u transformuar në fotografi psikike.
124 Në qoftë se gjatë gjendjës hipnotike mediumi humb kontrollin me ju dhe nuk reagon në sugjestionet tuaja ose në sugjestionin për t'u zgjuar nga gjendja hipnotike, mos u shqetësoni! Mos krijoni panik! Gjëja më e rëndësishme në këto momente është ruajtja e qetësisë shpirtërore.
125 Sugjestionet duhet t'i formulojmë si gjithnjë me përmbajtje pozitive ose indiferente, por kurrsesi të mos jenë me përmbajtje negative a as të bëjmë presion mbi vetveten. Gjithashtu, është shumë me rëndësi që, para formulimit të sugjestioneve, t'i largojmë urdhëresat dhe ndalesat.
126 Po e ndiej shumë qartë se si këmbët po më rëndohen. Ato po më bëhen gjithnjë e më të rënda - gjithnjë e më të rënda. Këmbët i kam shumë të rënda, si plumb të rënda. Aq janë të rënda sa që unë ato nuk po mund t'i lëvizë. Tani edhe duart po më rëndohen. Po e ndiej shumë qartë se si po më rëndohen.
127 Po më pushton një lodhje gjithnjë e më e madhe, për atë edhe po bëhen më të rënda. Edhe duart tani i kam shumë të rënda, si plumb të rënda. Aq janë të rënda sa që nuk po mund t'i lëvizë. Po e ndiej veten gjithnjë e më të lodhur - shumë shumë të lodhur. Asgjë nuk po më pengon.
128 Tani po e dëgjoj vetëm zërin tim dhe për asgjë tjetër nuk po më intereson - vetëm për zërin tim. Po e ndiej shumë qartë se si shkallë-shkallë po zhytem thellë-thellë në një gjendje të këndshme shpirtërore, por zërin tim po e dëgjoj. Po ndihem shumë mirë dhe jam shumë i qetë.
129 Po i dorëzohem këtij pushteti të këndshëm, por zërin tim gjithnjë po e dëgjoj, mirë dhe qartë. Në këtë gjendje të këndshme qetësie po hapen dyert e ndërdijes sime. Gjithçka që po flas po depërton lehtë dhe thellë në ndërijen time. Aty po regjistrohet dhe unë do të veproj sipas urdhërave të saj.
130 Aventurat me autohipnozë janë plotësisht të ndaluara. Meqë në atë gjendje nuk ekziston as hapësirë e as kohë, mundësitë manipulese janë të panumërta e që më së shumti dëmtojnë vetë të autohipnotizuarin, prandaj edhe autohipnoza preferohet të aplikohet vetëm me udhëzim të terapeutit.
131 Pra, duhet të kemi shumë kujdes, pasi kemi të bëjmë direkt me shpirtin dhe mund të na kushtojë shumë shtrenjtë. Juve, lexues të nderuar, që pretendoni ta zbatoni këtë metodë në vetëvete ose edhe t'ua preferoni të tjerëve, u kisha udhëzuar që ta aplikoni metodën me anë të kasetofonit.
132 Pasi zbatimi i autohipnozës në sferat tjera progresive është poashtu i pakufishëm, e sidomos në mjekësi. Në pjesët e ardhshme do të bëjmë fjalë më gjërësisht rreth efektit të hipnozës, si në mjekësi ashtu edhe në drejtime tjera, të cilat do t'i ilustrojmë edhe me sugjestionet përkatëse.
133 Asaj gjatë operimit iu tha se ndodhej në piknik, kështu që fare nuk e ndjeu dhembjen. Gjithashtu janë të njohuar rastet e intervenimit me anë të hipnozës gjatë operimeve të rënda dhe të komplikuara, posaçërisht në rastet kur, për arsye shëndetësore, nuk lejohej të përdorej anestezia.
134 Në një rast pacientia e hipnotizuar, jo vetëm që nuk pati dhembje, por as gjakderdhje nuk kishte. Gjithashtu, asaj i është sugjeruar se pas operimit, gjatë marrjes së ushqimit, asgjë nuk do t'i pengojë, nuk do të kollitet, nuk do të vjellë dhe të gjitha këto u realizuan.
135 Në stomatologji ajo është shumë e përhapur dhe një numër i madh stomatologësh, sidomos në Britani, Gjermani, Zvicër etj., aplikojnë këtë metodë me sukses shumë të madh në nxjerrjen e dhëmbëve pa dhembje, ndërsa në Itali është hapur shkolla speciale për nxjerrjen e dhëmbëve me hipnozë.
136 Në ditët tona, duke jetuar gjithnjë nën tensione psikike, nën trandje, shpesh të përcjella me emocione të forta, njerëzit gjithnjë e më shumë po u nënshtrohen sëmundjeve psikofiziologjike, që kanë si pasojë: të thatin të lukth ose zorrë, astmën, hipertoninë (ngritjen e tensionit të gjakut) etj.
137 Edhe për alkoolizmin, narkomaninë si dhe pirjen e duhanit, që janë gjithnjë në rritje e sipër, hipnoza mund të përdoret si mjet mjaft efikas në parandalimin, e edhe në shërimin e këtyre sëmundjeve të varësisë, por këtu duhet vullneti dhe dëshira e pacientit për t'u shëruar.
138 Gjithashtu, varet edhe shkalla e helmimit nga këto elemente. Hipnoza mund të ndihmojë edhe në lehtësimin dhe zgjidhjen e problemeve seksuale. Impotenca tek meshkujt dhe frigjiditeti (ftohtësia) te femrat, janë probleme mjaft të përhapura në mbarë rruzullin tokësor, diku më shumë e diku më pak.
139 Edhe psikoterapia e edhe sugjestioni ndonjëherë mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve, ndërsa hipnoterapia, pavarësisht nga të arriturat e reja mjekësore, mbetet ende metoda më efikase për largimin e gjykimeve të gabuara mbi seksin dhe shërimin e plotë të kësaj sëmundjeje.
140 Për ta thelluar edhe më shumë bindjen mbi forcën e hipnozës, dhe për të shmangur çdo dyshim për ndonjë veprim manipulues, ai së pari i sugjeroi asaj, pra pacientës, e cila gjendej në gjendje të thellë hipnotike, se njëri gji do t'i rritet në madhësinë e caktuar brenda një jave.
141 Dhe, pas një jave, ai e arriti madhësinë e cakuar të njërit gji, derisa gjiri tjetër mbeti në madhësinë e mëparshme. Pastaj, prapë derisa pacientia gjendej në gjendje të thellë hipnotike, i sugjeroi se edhe gjiri tjetër, brenda një jave, do ta marrë madhësinë e gjirit të parë.
142 Nëse intervenohet në kohën e duhur, duke eliminuar sindromin e frikës dhe stresit, dhe duke e rritur vetëbesimin te pacientët e infektuar, do të mund të ngadalsojmë edhe zhvillimin e shpejtë të simptomeve të sëmundjës, e ndoshta, shpreson ai, edhe parandalimin e plotë të saj.
143 Këtë e di secili duhanxhi. Në anketat e bëra nga hulumtuesit e ndryshëm, rezulton se secili i dyti duhanxhi ka provuar ta lërë atë, bile edhe nga disa herë, por pa sukses. Disa nga ta kanë pushuar së piri duhan edhe nga disa muaj, ose edhe vite, por pastaj kanë vazhduar prapë.
144 Për shërimin e kësaj sëmundjeje të varësisë, hipnoza përbën mjetin më të suksesshëm gjer më tani, pasi mjetet dhe barërat mjekësore janë treguar të efektit të shkurtër. Procesi zhvillohet kështu: Pasi ta relaksoni pacientin, aplikoni ndonjërën nga metodat e shumëta për ta hipnotizuar atë.
145 Pirja e tij po ju sjellë bezdi. Gjatë çdo ndezjeje të tij, bezdia dhe rezistenca ndaj tij po u shtohet. Kështu që, brenda disa ditëve ju nuk do të ndieni më nevojë për të. Për këtë ju do të ndjeni kënaqësi, pasi po i shërbeni shëndetit tuaj. Do të ndjeheni më i qetë, më i shëndoshë dhe më energjik.
146 Ju as që po ndieni nevojë për të, përkundrazi, mosprania e tij po ju sjell kënaqësi dhe qetësi shpirtërore e trupore. Asgjë nuk do të mund t'ju ndalë në këtë drejtim. Ju nuk po dëshironi të pini dhe as që do të pini më. Vetëm edhe mendimi për të do t'u provokojë neveri.
147 Ky është vendim që vetë e keni marrë dhe do ta zbatoni. Ju nuk po e dëshironi më, jo vetëm konsumimin, por as praninë e tij. Kurrë më nuk do t'ju tërheqë ai, kurrë! Çdo ditë po e ndieni veten mirë e më mirë dhe po i gëzoheni kësaj. Jeni të lumtur që keni arritur një sukses të tillë.
148 Pasi që ushtrimet me aparatura fitnesi kërkojnë kohë dhe punë, kurse rregullat e të ushqyerit nga recetat e ndryshe durim dhe abstinim nga shumë ushqime të preferuara, që rrallë kush mund t'u përmbahet, edhe këtu hipnoza paraqitet si mjeti më efikas në arritjen e peshës së dëshiruar.
149 Kjo indiferencë ndaj tyre dita ditës do t'ju shtohet, sa që një ditë do ta merrni vetëm një copë në ditë." Në qoftë se pacienti është ushqyer tri herë në ditë me të, atëherë duhet që, për dy racionet e mbetuara t'i sugjerohet që, në vend të ëmbëlsirës, të hajë ndonjë pemë. ".
150 Ju do ta ndieni atë humbje të kilogramëve, dhe për këtë do të ndjeni kënaqësi. Sa herë që t'ju bie ndër mend për ëmbëlsira, në vend të tyre do ta hani një mollë. Kjo do t'ua plotësojë nevojën tuaj dhe ju nuk do t'i përdorni më ëmbëlsirat. Në këtë veprim të vendosur, nuk mund t'ju ndalë asgjë.
151 Po e ndieni se si kjo ndjenjë po kalon nga këmbët deri te koka. Kokën po e ndieni shumë të lehtë dhe të kthjellët. Ajo gjithnjë e më shumë po ju kthjellohet dhe ju nuk po ndieni më dhembje. Dita ditës dhembjet tuaja të kokës do t'ju largohen dhe ju do ta ndieni kokën shumë, shumë të lehtë.
152 Ka raste kur pacienti është shëruar plotësisht vetëm me një terapi hipnotike, por, pavarësisht nga kjo, pasi shpejtësia e shërimit varet shumë edhe nga sugjestibiliteti i pacientit, preferohet që terapia të zgjasë më së paku tri seanca, brenda një intervali kohor njëmujor.
153 Po e ndieni veten shumë mirë. Frymarrjen e keni të thellë dhe ritmike. Çdo gjë që po ua u them po depërton dhe po ngulitet thellë në ndërdijen tuaj. Ndjenja e frikës po largohet nga ju, dhe ju po i gëzoheni kësaj. Ju më nuk po ndieni frikë nga intervenimi, as nga inxheksioni.
154 Po e ndjeni një kënaqësi për këtë. Po e ndieni veten shumë të guximshëm. Këshu si po e ndieni veten tani do ta ndieni edhe në të ardhshmën. Po e ndieni se si pjesën e brendshme të gojës po ua përshkon një energji e këndshme. Ajo energji po ua përshkon dhëmbët dhe nofullat.
155 Kur të numëroj deri në tre ju nuk do të ndieni më dhembje në dhëmbë dhe nofulla. Një, dy, tre. Ju nuk po ndieni më kurrfarë dhembjeje në ato pjesë! Gojën do të mund ta hapni dhe ta lëvizni normalisht. Kurrfarë dhembjeje nuk do të ndjeni gjatë intervenimit, përkundrazi, do të ndjeni kënaqësi.
156 Ata, nëpërmjet sugjestioneve hipnotike, duhet të mësohen që në vete të kenë ndjenjën e sigurisë dhe qetësisë për t'i përballuar me sukses situatat e ngarkuara dhe për t'i mposhtur ato. Për menjanimin e kësaj situate, duhet të punohet ngadalë duke aplikuar disa seanca hipnotike.
157 Vetëm zërin tim po e dëgjoni, vetëm zërin tim dhe asgjë tjetër. Zëri im po depërton thellë në ndërdijen tuaj dhe ju po e dëgjoni me kënaqësi. Të gjitha sugjerimet që do t'ua them do të regjistrohen thellë-thellë në ndërdije dhe ajo do t'i zbatojë në jetën e përditshme ato.
158 Dita më ditë ju do të krijoni vetëbesim të plotë. Kjo do ta shtojë edhe më shumë sigurinë tuaj për veprime në të ardhmën. Siguria dhe qetësia juaj po rritet dita ditës. Gjithçka që do të ndërmirrni do ta realizoni me sukses. Në këtë gjendje po e ndieni vetën shumë mirë dhe shumë të sigurt.
159 Për disa gra, thonë ata, kanë qenë të mjaftueshme vetëm dy seanca për t'u përgatitur për lindje pa dhembje. Seancat kanë zgjatur nga gjysëm ore. Në seancat e tyre, me anë të sugjestioneve, kanë insistuar që gratë shtatzëna të jenë sa më të relaksuara dhe sa më të qeta gjatë aktit të lindjes.
160 Çdo gjë me ju është në rregull. Asgjë nuk po ju pengon në këtë gjendje të këndshme, përkundrazi, po ndieni kënaqësi. Gjatë çdo frymëmarrjeje po futeni thellë e më thellë në këtë gjendje të kënaqësisë shpirtërore. Qetësia po ua mbështjell të gjithë trupin si një energji mbrojtëse.
161 Ai po depërton lehtë dhe thellë në ndërdijen tuaj. Çdo gjë që po ua them po regjistrohet në ndërdijen tuaj, nga ku edhe do të zbatohen sugjestionet e dhëna. Ju jeni shtatëzënë dhe jeni krenare për atë. Pas një kohe pritni edhe lindjen e frytit tuaj më të dashur e më të shtrenjtë.
162 Jeni shumë e lumtur për një akt të tillë. Gjatë gjithë kohës, deri në aktin e lindjes, e sidomos gjatë lindjes, do të ndjeheni shumë mirë, e qetë dhe e ralaksuar. Nuk do të ndjeni mundime e as dhembje, përkundrazi do të përjetoni një kënaqësi të këndshme, ashtu si po e ndjeni tani.
163 Në mëngjes te tri vajzat e përsëritën këtë përrallë si ëndërr të tyre. Ky eksperiment është ndër të parët që është regjistruar si i tillë, edhe pse ekzistojnë mendime se qysh në tempujt e vjetër budistë, klerikët u përsëritnin nxënësve, deri sa ata flinin, tekstet e librave të shenjtë.
164 Mario Belini zhvilloi eksperimente edhe me fëmijë, duke u mësuar atyre, gjatë gjumit hipnotik, këngë franceze. Ai dokumentoi se fëmijët gjatë gjumit hipnotik, pavarësisht se a janë nxënës të mirë apo të dobët, tregojnë rezultate të njëjta. Gjithashtu, me hipnopedi u morën edhe dr.
165 Me metoda të posaçme është e mundur që të arrihen shumë rezultate. Këto teknika "për mendim kualitativ" aktivizojnë fushat e fjetuara të ndërdijes dhe na mundësojnë që të zbulojmë: se të gjithë jemi kreativë, pasi që menjanohen inhibicionet, që janë fryt i mendimeve tona të gabuara.
166 Edhe këtu, sikurse në rastet e më sipërme, për të cilat kemi bërë fjalë më herët, sugjestioni luan rolin vendimtar, por i dhënë gjatë gjumit të thellë hipnotik. Pasi ta bëni një bisedë me nxënësin, dhe të kuptoni vështirsitë e tij, mund ta filloni procesin e hipnotizimit.
167 Trupin po ua pushton një ndjenjë e këndshme. Po ndiheni shumë i lumtur. Dyert e ndërdijes po ju hapen. Zërin tim po e dëgjoni shumë mirë. Ai po depërton thellë-thellë në ndërdijen tuaj. Çdo fjalë e imja po regjistrohet në ndërdijen tuaj dhe të gjitha ato që do t'i them, do t'i zbatoni me përpikmëri.
168 Mësimi do të të sjellë kënaqësi dhe kjo do të ndikojë në bashkpunim më intensiv me arsimtarët. Kjo do të ta rrisë edhe respektin për ta. Të gjitha detyrat do t'i zhvillosh me kënaqësi dhe me koncentrim të plotë. Nuk do të të interesojë asgjë tjetër para se t'i kryesh detyrat e shtëpisë.
169 Mësimi për ty do të jetë gjëja më prioritare. Do t'i gëzohesh suksesit tënd, i cili do të vie gjithnjë në rritje. Edhe më tutje do të punosh me kënaqësi në të gjitha projektet shkollore. Nga dita në ditë do të arrish suksese të reja në çdo drejtim. Nuk do të lejosh asgjë të të ndalë nga ky qëllim.
170 Disa psikologë e konceptojnë atë si aftësi që të mësohet e reja dhe e panjohura; disa tjerë si aftësi e formimit të koncepteve abstrakte dhe e të menduarit abstrak; të tretët e konceptojnë si aftësi e zgjidhjës së problemeve dhe e orientimit në situata të reja e kështu me radhë.
171 Prandaj, secili individ, pavarësisht se si e koncepton nocionin "inteligjencë", synon arritjen e shkallës sa më të lartë të saj. Për arritjen e kësaj shkalle, duhet punë. Por, përveç punës, janë edhe shumë faktorë tjerë që e kushtëzojnë atë. Bazat fillestare të saj burojnë nga faktorët gjenetikë.
172 Ato duhet të jenë të përpiluara ashtu, që te mediumi të zgjojnë dashuri ndaj librit, leximit etj. Duhet së pari të bëni një bisedë me mediumin dhe të njoftoheni për vështirësitë që i paraqiten atij, duke stimuluar zgjidhjen e tyre nëpërmjet sugjestioneve gjatë gjumit hipnotik.
173 Frymëmarrjen e keni të thellë dhe ritmike. Zërin tim po e dëgjoni shumë mirë. Ai po depërton lehtë - lehtë në ndërdijen tuaj dhe atje po regjistrohet. Të gjitha sugjestionet që do t'ua them do t'i zbatoni me përpikmëri. Për këto veprime vetëdija nuk do të dijë asgjë, ato do t'i zbatojë ndërdija.
174 Leximi për ju do të jetë ushqim shpirtëror. Ai do t'ua zhvillojë horizontin e diturisë. Ju po i gëzoheni këtij fakti, sepse kjo po i shërben zhvillimit tuaj, inteligjencës suaj. Nuk do t'u pengojë asgjë nga kjo rrugë, pasi ju dëshironi të jeni njeri inteligjent, njeri i zgjuar.
175 Lëvizja është relative, qetësia edhe pse në dukje është absolute, në fakt, edhe ajo është relative. Relative është gjithashtu gjithçka që dijmë nëpërmjet shqisave tona, kurse apsolute është vetëm ajo që mund ta kuptojmë nëpërmjet ndodhive mistike. Nuk ka as materie të palëvizshme.
176 Materia, energjia dhe jeta janë tri shikime të ekzistimit material. Dhe, pikërisht për këtë, pasi pesë shqisat tona na mashtrojnë pandërprerë, bota e jashtme na paraqitet në këtë apo në atë trajtë, kështu që dukuritë natyrore nuk mund t'i sqarojmë në esencën e plotë të tyre.
177 Disa demonstrime të dërvishëve në Prizren Gjithashtu është interesant te ceket se edhe gjatë ritualit, por edhe pas daljës nga ai, ata nuk ndjejnë dhembje në trupin e tyre fizik, si dhe gjurmët e plagëve të marra nga mjetet metalike vërehen fare pak e edhe gjakderdhje nuk kanë.
178 Ajo duhet t'i mbrojë nga fatkeqësitë e ndryshme si dhe nga vetë zjarri. Pastaj, këmbët e zbathura i fërkojnë me një lloj bari, i cili i mbron nga djegija, dhe fillojnë të ecin nëpër prush. Gjatë ecjës, ata pëshpërisin lutje të ndryshme, dhe gjatë kësaj kohe nuk marrin të djegura në shputa.
179 Pastaj fillon rituali i vallëzimit, ku gratë sillen duke i përplasur këmbët në zjarr, derisa burrat kalojnë nëpërmjet tij. Pas vallëzimit, shamani e mban një dru të trashë (hu) në zjarr, deri sa ai të digjet e të bëhet gacë. Atë e vendos mbi këmbet e veta dhe pastaj e përcjell edhe tek të tjerët.
180 Pastaj e pi secili nga një çanak me ujë të kripur dhe duhet atë ta vjellë në një enë tjetër e cila është e mbushur me rërë. Ai, i cili nuk e arrin këtë, duhet ta përsërisë ritualin. Në fund e mbyllin derën e kasollës dhe të gjithë së bashku ulen mbi zjarr, derisa ai të mos shuhet dhe të bëhet hi.
181 Jatoo Bhai duke vallëzuar mbi zjarrë Psikiatri dhe shkrimtari amerikan, dr. William Sargent, i cili studioi për disa vite fenomenet e këtyre ritualeve, shkruan se pjesëmarrësit gjatë ritualit bien në një gjendje të thellë transi, në të cilën trupi i tyre bëhet i palëndueshëm.
182 S.B.Klark, të cilat e përgënjeshtrojnë tezën e mëparshme se njerëzit e Himalajeve janë më rezistues ndaj temperaturës së ulët. Në eksperimentet e bëra me dy grupe, njëri evropian dhe tjetri nga Nepali, vërtetuan me anë të shokeve elektrike se rezistenca e lëkurës është i njëjtë te të dy grupet.
183 Afër tij qëndron edhe një djalosh. Pas pak çastesh, fakiri e hedh litarin drejt përpjetë. Ai shkon duke u zhdredhur deri sa humbet nga syri i masës. Litari pastaj frenohet dhe qëndron në atë pozitë. Fakiri e urdhëron djaloshin që ndodhet pranë tij që të ngjitet nëpër litar.
184 Djaloshi nuk kundërshton, ngjitet shpejt deri sa kalon nëpër re dhe humb nga syri i masës së mahnitur. Atëherë fakiri e urdhëron që të zbresë, mirëpo djaloshi nuk përgjigjet. Pas disa thirrjeve, fakiri i inatosur merr shpatën dhe ngjitet edhe ai vetë nëpër litar për ta arritur djaloshin.
185 Ata e kishin për detyrë që të fotografonin dhe vizatonin detaje nga ky fenomen. Pasi kryejnë misionin, kthehen në Çikago me një numër të madh skicash e fotografish. Kur u bë zhvillimi i fotografive u vërtetua se ishte fjala me të vërtetë për një iluzion masiv-hipnozë masive.
186 Hindusi (fakiri) rrinte ulur para masës së hipnotizuar dhe nuk shihej kurrfarë gjurme e litarit të hedhur në ajër. Edhe pse më vonë ky reportazh u cilësua si truk i përgatitur nga vetë redaksia e revistës, mbetën si dëshmi fotografitë dhe skicat e shumta, që dikush, diku i kishte realizuar.
187 Njerëzit nga kurreshtja, pasi që instiktivisht e ndjenin se do të bëhet një farë sensacioni, filluan të mblidhën rreth tij. Pastaj vendin ku i mbuall farat e ujiti dhe, pas pak minutash, para syve të masës, filloi të mbijë dhe të rritet pema; filloi të lulëzojë dhe të prodhojë fruta.
188 Më vonë, me iniciativën e prof. Lemaitre, i cili dëshironte që të dinte më shumë për planetin e Marsit, ajo e shkroi edhe një romancë, në formë drame, me tematikë fantastike. Ajo i përshkruante: pjatat fluturuese, gjuhën e pakuptueshme të jashtëtokësorëve dhe ambientin e atjeshëm.
189 Nga natyra ishte plotësisht i painteresuar për art, prandaj as që ishtë marrë ndonjëherë më të. Por, një natë, bie vetvetiu në gjendje transi dhe i paraqiten halucinacione të ndryshme, të cilat e frymëzonin të skicojë dhe vitzatojë, dhe kur dilte nga ajo gjendje, as që besonte se i ka punuar vetë.
190 Ne këtë nuk mund ta pranojmë, sepse friksohemi se shkatërrimi i integritetit moral të individit mund të sjellë edhe deri te keqpërdorimet tjera të ardhshme. Aplikimi i një metode të tillë, i shikuar nga çdo këndvështrim, hap rrugë të rrezikshme për lirinë e pacenueshme të individit.
191 Rast karakteristik, ku policia e përdori këtë metodë me sukses, është rasti i Kalifornisë, ku u kindapua një grup nxënësish. Fëmijët, duke udhëtuar me autobus për në shkollë, u kindapuan nga një grup mafiozësh, të cilët kërkonin shumë të madhe të hollash për lirimin e tyre.
192 Atëherë policia detyrohet të zbatojë metodën hipnotike mbi vozitësin. Ai, në gjendje hipnotike, e përshkroi detajisht ngjarjen: automobilin e kindapuesve, ngjyrën e tij dhe, që është më me rëndësi, numrat e tabelës së tij. Në bazë të këtyre karakteristikave u zbulua shumë shpejt edhe grupi keqbërës.
193 Në gjendje hipnotike, ajo fillon t'i sqarojë detajisht të gjitha karakteristikat e personit, të cilin e kishte parë duke hyrë në ashensor pas Helenës. Dhe duke iu falënderuar të dhënave të saj, piktori i policisë e vizatoi portertin e kriminelit, në bazë të të cilit u bë e mundshme edhe kapja e tij.
194 Te rastet që i përmendëm, kemi te bëjmë me kthjellimin retrograd të memories me anë të hipnozës dhe rikthimit të kujtesës në ngjarjen kur ka ndodhur krimi, por kemi edhe raste kur personi sensibil (në hipnozë) ka arritur të zbulojë krimin pa qenë fare pjesëmarrës në të.
195 Kishte humbur pa gjurmë! Edhe pse gjithë qyteti ishte lëshuar në kërkim bashkë me policinë kriminale, nuk u gjet asnjë gjurmë. Pas kërkimeve të pasuksesshme disamujore, familja e djaloshit i drejtohet me një letër një njeriu, për të cilin flitej se posedonte aftësi parashikuese.
196 Kutia e zezë kishte rënë në moçal, në afërsi të pjesës së prapme të aeroplanit. Këto raste që i përmendëm, janë vetëm disa nga rastet e panumërta të kësaj fushe kaq të gjërë dhe intersante, por kjo nuk do të thotë se secili njeri i cili hipnotizohet posedon aftësi të tilla.
197 Zbulimet e shumta shkencore sollën vështrim krejtësisht të ri, si për vetë njeriun ashtu edhe për natyrën, botën e kosmosin në përgjithësi... Megjithatë, edhe përkundër gjithë këtyre shpikjeve, gjithë këtij përparimi, në qendër të vemendjes mbeti truri me të gjitha misteriet e tij.
198 Pavlovi duke punuar me qentë, vërejti se ata fillonin të sekretonin pështymë para se t'i ushqente. Kjo tërhoqi vëmendjen e tij dhe ai vendosi ta studiojë këtë reagim të qenëve me të cilin edhe u bë shumë i famshëm. Pak çaste para se t'ia jepte qenit ushqimin, ai i binte një zileje.
199 Zakonisht, njërin nga këta ngacmues ai e shoqëronte me ushqim dhe me një solucion acidi të holluar ose me shok të dobët elektrik. Këto reagime, Pavlovi i quajti "reflekse" dhe filloi të interesohej edhe më shumë për mekanizmat fiziologjikë të këtyre reflekseve nervore dhe reagimet e tyre.
200 Ai këtë metodë e futi në përdorim që nga B. F. Skinner çerdhet e fëmijëve, shkollat, uzinat e deri te shtëpitë e pleqëve. Mirëpo, rezultatet e kërkimeve të Skinnerit, përveç rëndësisë së madhe që kanë për psikologjinë moderne, për modifikimin e sjelljeve, për të mësuarit e programuar etj.
201 Qentë në fillim klithnin dhe vraponin përreth për të gjetur ndonjë strehim, por pas shumë shokeve elektrike, kur e panë se kjo ishte e pashmangshme, u shtrinë përtokë dhe filluan ta vuajnë shokun elektrik. Në provat e mëtejshme, qentë as që u përpoqën t'i shmangen sulmit; ata u dorëzuan plotësisht.
202 Pra, ata u bënë të paaftë për ta ndihmuar veten. Seligmani, thotë se kjo paaftësi edhe te njerëzit fitohet në mënyrë të ngjashme sikur te eksperimenti i mësipërm, gjë që ngjalli apetitet e shumë diktatorëve për të mbisunduar mbi masën, gjë që në shumë shtete edhe u zbatua në praktikë.
203 Pra, përveç rolit të madh pozitiv që pat ky zbulim i Pavlovit, dhe që u përdor me sukses në shumë sfera të jetës, duke i kontribuar shumë njerëzimit, në anën tjetër, hapi edhe rrugët e reja drejt një kontrolli masiv, të kushtëzuar sipas nevojës, në drejtim të të cilit po punohet intensivisht.
204 Kjo bëri që interesimi i këtyre asociacioneve të fokusohet në një medotë tjetër: hipnozën, arritja e së cilës ishte shumë më e lehtë, ishte më praktike dhe nuk kërkonte kurrfarë aparature të komplikuar, si dhe efekti veprues i saj, si në hapësirë ashtu edhe në kohë, ishte i pakufizuar.
205 Pasi që secili individ nuk mund të hipnotizohej me metoda klasike, u futen në përdorim mjetet narkotike. E sidomos me aplikimin e narkotikëve në mjekësinë legale, për hipnotizim rritet edhe interesimi, si në çarqet mjekësore ashtu edhe në çarqet policore e ushtarake për këtë drejtim.
206 Ky lloj sugjetioni, për të cilin kemi bërë fjalë më herët, është paraqitje shumë e rëndësishme në hipnozë, pasi përbëhet nga fakti se sugjetionet e dhëna gjatë hipnozës realizohen pas daljës nga ajo gjendje dhe ato mund të veprojnë me kohë të pacaktuar, varësisht nga sugjestioni i dhënë.
207 Në vazhdim, po ua paraqes disa raste, ku pasqyrohet i plotë efekti i keqpërdorimit të hipnozës; ku njerëz të pafajshëm bëhen viktima të kriminelëve të pashpirtë dhe shfrytëzohen prej tyre si automatë për shuarjen e pasioneve të ulëta ose për qëllime tjera të këtij karakteri.
208 Walteri e kishte shfrytëzuar për nevoja seksuale. Për nevoja të njëjta, por me para, e shet edhe tek të tjerët. Julia vetëm me Walterin mbeti tri herë me barrë, dhe secilën herë Walteri e kishte detyruar me anë të sugjestioneve hipnotike të bëjë abort, për të cilat më vonë ajo as që kishte dijeni.
209 I shoqi e pranon fajin dhe betohet se ishte hera e parë, mirëpo pasi zbulohet rasti, dhe gruaja merr vesh nëpërmjet shtypit se kjo ishte një praktikë e rregullt e keqpërdoruesve, e revoltuar, paraqitet para gjyqit dhe jep deklaratën e vet, me të cilën e ngarkon rëndë të shoqin, e edhe Walterin.
210 Pasi në atë shkollë ishte si zakon që gjatë kësaj feste të shpërbleheshin nxënësit më të mirë me ndonjë dhuratë simbolike, drejtori i shkollës, për ta bërë atmosferën sa më disponuese e argëtuese, e thërret edhe një hipnotizues, profesor Leon, që t'i demonstrojë shkathtësitë e veta.
211 Dukej shumë i vogël ai profesor Leo. Madje aq i vogël sa linte përshtypje qesharake. Dhe m'u për këtë, e bartte mbi kokë një kapelë të zezë në formë cilindri, për t'u dukur më i gjatë. Zërin e kishte të thellë e melodik, ndërsa sytë e zinj me një shkëlqim të mahnitshëm që të shponte.
212 Lokomativa po fishkëllon; treni fillon të lëvizë; i gjithë kompozicioni po lëviz gjithnjë e më shpejtë. Gjithçka që zëri i prof. Leos thoshte, ai e shihte para vetes dhe, në një moment, ai nuk sheh më binarë: lokomativa flturon prej tyre dhe i tërheq edhe vagonat e tjerë.
213 Djaloshi e sheh se do të ndodh diçka e tmerrshme dhe fillon të bërtasë me sa zë që ka... Para nxënësve ai fillon të bërtasë, të qajë, mblidhet në vete duke e kapur kokën me duar (pasi ato i përjeton në hipnozë si të vërteta), pra duke u përgatitur për një ndeshje të tmerrshme.
214 Unë po të urdhëroj! Nxënësit tjerë, që deri në atë moment ishin si në ankth, filluan të qeshin. Të gjithë e kishin të qartë se seanca hipnotike kishte pasur sukses, e më së shumti kjo i konvenonte prof. Leos, në kokën e të cilit filluan të krijohen planet e reja e të përgjakshme.
215 Djaloshi, sikur të ishte ende në gjumë, e merr revolverin, merr në shenjë profesorin dhe kërset. Një herë, dy herë, tri herë... dhe secilin plumb, prof. Leo e kap në ajër me duart e tij të çuditshme. Duartrokitja bombastike e masës e përshëndet këtë truk magjistar të prof.
216 Në mesin e tyre gjendej edhe një udhëtar i cili lëvizte me një nervozë të theksuar andej-këndej. Disa herë ishte paraqitur tek mjeku i urgjencës, pasi kishte një plagë të lehtë në dorë, pastaj edhe para policëve hetues, duke u treguar për fatin që kishte pasur në këtë fatkeqësi.
217 Nga ky moment jeni i arrestuar! Me gjithë protestat e bëra, Matushko mbahet në paraburgim për shkak të dyshimit se ka kryer atentat... Për Vjenë udhëtojnë edhe përfaqësuesit e policisë hungareze dhe asaj gjermane, që së bashku me policinë austriake ta çojnë deri në fund hetimin.
218 Nuk kishte kurrfarë arsye për sulmin e bërë ndaj udhëtarëve në tren! Pas tronditjeve të para, Matushko në burg sillet në mënyrë korrekte, edhe pse assesi nuk e pranonte veprën me të cilën ngarkohej. Me tregimet e veta ai i habit edhe hetuesit, që ishin të bindur për fajin e tij.
219 Ishte vizitues i rregullt edhe i shtëpive publike, e edhe dëshmitë e atyre "damave të natës" flasin në mënyrë evidente për një personalitet labil. Duke i vërjetur këto dukuri, shefi i policisë vendos të përdorë një metodë e cila do të mund ta qiste Matushkon nga baraspesha.
220 Në ato fotografi, që ruheshin në arkivat e policisë dhe që nuk i ishin ekspozuar as shtypit, shiheshin detaje nga trupat e gjymtuar të viktimave; fytyrat e coptura e të gjakosura etj. Të gjitha fotografitë u mbuluan me një pëlhurë, ashtu që nuk dihej se çfarë ndodhej nën të.
221 Një mbrëmje krijon shoqëri me një njeri të cilit askush nuk ia dinte emërin saktësisht. Të gjithë e thërrisnin "maestro". Me profesion ishte mjek, por për shkak të disa veprimeve jashtëligjore, i ishte marrë diploma. Maestros i pëlqen ky djalosh dhe e mori nën përkujdesje.
222 Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, Opdami paraqitet si pronar i një shtëpie të madhe e të bukur në Berkel, një vend i pasur dhe plotë gjelbrim. Pasi që e respektonin si mjek punëtor, askush nuk e kishte vënë në pyetje pasurinë e fituar, edhe pse ai aty kishte ardhur pa asnjë metelik.
223 Disa vite më vonë martohet me Arnoldën e bukur dhe bëhet baba i tre fëmijëve. Në fillim jetonin në harmoni të plotë, por me kalimin e kohës, raportet midis tyre fillojnë të ftohen. Arnolda, e cila ishte edhe më e re se ai, fillon të mos i zbatojë dhe t'i refuzojë urdhërat e tij.
224 Mirëpo, fill pas kësaj, fillojnë thashëthëmat, se fajtor për vdekjën e Arnoldës ishte vet i shoqi pasi ai dashuronte shërbëtoren dhe, m'u për këtë, e kishte helmuar edhe Arnoldën. Edhe familjës së viktimës i arrijnë letra anonime, ku akuzohej Opdami dhe kështu dyshimi vjen gjithnjë duke u rritur.
225 Edhe letra lamtumirëse merret në ekspertizë nga grafologët, të cilët shprehin dyshimin se letra mund të ishte falsifikuar, pasi ka disa ngjashmëri me dorëshkrimin e Opdamit... Për shkak të dyshimeve, arrestohet Opdami, shtëpia i mbyllet, ndërsa fëmijët dërgohen në çerdhe.
226 Mjeku i burgut mundi të konstatojë se Lodderi kishte vdekur nga helmimi me cinkalijum. Nën kokën e viktimës gjindet edhe letra lamtumirëse e shkruar me dorën e tij! Gjithçka u zhvillua në heshtje të plotë, për të mos u zgjuar të burgosurit tjerë dhe fill pas kësaj fillojnë hetimet.
227 Të nesërmën në zyrën e drejtorit thirret shoku më i ngushtë i Lodderit, Opdami. Plotësisht i qetë futet brenda ku e prisnin shefi i burgut, mjeku, inspektori dhe shefi i ndërrimit. Të gjithë e kishin fiksuar shikimin kah Opdami, por ai nuk tregoi as shqetësimin më të vogël.
228 Duke konstatuar se cinkaliumi në masë të vogël mund të ndihmojë që në mënyrë spontane të bëhet aborti, Arnolda e mori në ordinancën tuaj një shishe me cinkalium dhe e përdori në doza të vogëla. Disa herë më kishte thënë, se në qoftë se nuk do të ketë sukses aborti, do të bënte vetëvrasje.
229 Edhe ashtu nuk do të dalë kurrë nga kjo birucë. Për mua jeta në këtë ambient është më e vështirë se vdekja. Pasi u frikësohesha dhembjeve, vendosa ta bëjë këtë vetëvrasje me helm. Më besoni se kam përjetuar çaste të tmerrshme! Kjo është e gjithë e vërteta që kam pasur për t'ua thënë.
230 Supozonin se kishte rënë në vështirësi financiare, për shkak të qëndrimit të gjatë në burg. Vetëm ai vet e dinte se pse i nevojitej aq urgjentisht ajo shumë e madhe të hollash. Duhej paguar rojtari i katit të burgut, ku kishte qenë edhe vet Opdami! Për këtë humbje të hollash ai nuk ankohej.
231 Opdami detyrohet të nesërmen t'ia dërgojë të hollat. Në pamundësi që t'ia mbledh të gjitha, ia jep një pjesë dhe i premton se shumën tjetër do t'ia japë pas tre muajsh. Steeni pranon, por, një ditë, duke dalur nga një pijetore, Steeni sulmohet nga dikush duke e lënduar rëndë me thikë.
232 Eksperti i mjekësisë gjyqësore, i cili e dha këtë deklaratë, për pak nuk pësoi para shtëpisë së vet nga një vozitës i panjohur, i cili tentoi ta godasë. Në kontrollin policor që u bë në apartmentin e Ferryt u gjetën shumë shënime për hipnozën dhe komplet librat për sugjestionin posthipnotik.
233 Gjatë qëndrimit në burg, ajo asgjë nuk ndërmirrte për ta lehtësuar mbrojtjën e vet, përkundrazi, mundohej me çdo kusht, nëpërmjet deklaratave të sqarojë idenë e udhëheqësit të saj, Mensonit. Edhe kjo vajzë, derisa nuk kishte rënë në kontakt me "familjen" e Mensonit, kishte qenë plotësisht normale.
234 Nuk guxonte. Më rrahte me duar e shqelma dhe, pas gjithë saj pasonte dhunimi. Në mëngjes, kur më lejonte dë dilja nga bodrumi, më detyronte të heshtja, kinse asgjë nuk kishte ndodhur... Më vonë, filloi të binte në banesë edhe njerëz të tjerë, të cilët bënin çfarë dëshironin me mua.
235 Askush nuk më rrahte e as më denonte... vetëm nuk guxoja të dilja jashtë kopshtit ku shpesh i sillnin edhe disa fëmijë të tjerë. Kisha edhe mësues, por kurrë nuk jepja provime. Mësoja gjuhë të huaja, kërcim dhe këndim, si të dukesha më e bukur, si të sillesha në shoqëri etj.
236 Por, kur është fjala për hipnotizimin e shtazëve duhet ta kemi parasysh se te ato nuk mund të ndikohet në mënyrë sugjestive, pasi ato nuk posedojnë aftësi të gjykimit dhe kritikës, dhe udhëhiqen zakonisht prej instikteve. Prandaj edhe hipnotizimi i tyre bëhet me metoda tjera.
237 Efekti dhe suksesi te hipnotizimi i shtazëve bazohet zakonisht në veprimet e shpejta mekanike dhe, të papritura për to. Ka edhe njerëz, të cilët, nëpërmjet ushtrimeve, kanë arritur që vetëm me shikim t'i bllokojnë shtazët, por edhe të tillë, që natyra ua ka dhuruar këtë aftësi.
238 Ky veprim nuk vie si rezultat i logjikës, pasi, siç thamë, shtazët, e sidoms insektet, nuk posedojnë forcën e gjykimit, por si veprim instiktiv i dhuruar nga natyra për vetëmbrojtje, mu ashtu sikurse natyra shumë shtazëve ua ka përshtatur ngjyrën e lëkurës, qimet etj. me ambientin ku jetojnë.
239 Pastaj kapeni një pulë dhe mbajeni për këmbësh me kokë teposhtë, të drejtuar kah vija e vizatuar. Do ta vëreni se si pula pas pak do të dorëzohet dhe nuk do të rezistojë më. Pastaj lëshojeni të qëndrojë mbi vijë; ajo nuk do të lëviz nga vendi derisa ju të mos bëni lëvizje me duar rreth kokës së saj.
240 Në punën time, që e kam zhvilluar gjithnjë në bashkëpunim me shokët Salih Basha dhe Adem Kolgeci, kam bërë me qindra eksperimenete, por fatkeqësisht, vetëm për një pjesë të vogël të tyre kam mbajtur shënime, d.m.th. të tjerat kanë mbetur të regjistruara vetëm në ndërdije.
241 Por kjo metodë është e përhapur më së shumti në sportet luftarake, sidomos te "Ninxhat", të cilët njihen për aftësitë e tyre luftarake, si fizike ashtu edhe psikike. Ata, para luftimit ulen dhe meditojnë. Në fakt bien në gjendje transi dhe e përytyrojnë luftën të cilën pretendojnë ta zhvillojnë.
242 Ata nuk po më shohin mua. Eshtë planet shumë interesant. I gjithë planeti është i kompjuterizuar. Njerëzit e këtij planeti, as nuk lindin as nuk vdesin. Rreth kokës e kanë një lloj drite, një si energji, që i mbron ata, kurse rrobat i kanë si të arit, por të ngjitura për trupi.
243 Këtu jetojnë vetëm meshkuj dhe janë shumë më të përparuar se ne. Në laboratorin e tyre bëjnë eksperimente të cilat ne as që mund t'i paramendojmë. Plaku më i mençur i këtij planeti po bën një zbulim për shkatërrimin e një planeti tjetër. Ata nuk e dinë që ekziston jetë edhe në tokë.
244 Froni ishte i punuar nga mermeri dhe i gdhendur me lloj-lloj figura. Engjujt i binin ujë dhe kur ai ua kthente gotën, ajo fluturonte nga dora e tij deri te dora e engjullit. Pjesa më e madhe e engjujve ishin vajza dhe kishin krahë (flatra) të bardha dhe shumë të bukura.
245 Në kohën e caktuar i kemi hipnotizuar mediumet dhe kemi bërë lidhjen e tyre telepatike (me ndërdije). Atëherë shoku Salih i lexon pyetjen mediumit të tij, e ai duhej që atë pyetje, në mënyrë telepatike, ta përcillte deri te mediumi tjetër, përgjigjet e të cilit unë i shënoja.
246 Vetëm një herë kishte pasur vjellje. Nuk kishte qenë e sulmuar as nga gërçet. Edhe gjumin e kishte bërë të qetë; nuk ëndërronte si më parë; nuk i paraqiteshin ata persona që e provokonin sëmundjen dhe, sa herë që e prekte simbolin (thoshte vetë pacientja), e ndiente veten më të fortë.
247 Me ushqim ishte në rregull, bile i ishte shtuar edhe apetiti, frika i ishte zhdukur plotësisht, edhe gjumin e bënte të qetë, mirëpo me gërçet kishte problem dhe e ndiente veten disi nervoz. Pacientja neve na thoshte se ishte mirë, por e motra kundërshtonte! E kuptuam se ajo fshihte diçka prej nesh.
248 Një pjesë e madhe e fajit këtu gjithsesi u bie edhe anëtarëve të familjës. Ata, duke e injoruar këtë gjendje dhe duke mos e pyetur e as përfillur të drejtën e saj për të vendosur vetë për jetë, kishin ndikuar në mënyrë traverse në krijimin e kësaj gjendjeje enervacioni tek vajza e tyre.
249 Për ta vërtetuar këtë aftësi, atij i preferuam ta vizitojë një shtëpi publike. Pasi e bindëm se kjo preferencë ka të bëjë me shëndetin e tij, me ardhmërinë e tij, ai e pranoi këtë dhe brenda një kohe të shkurtër e kishte vizituar një shtëpi të tillë, e cila funkciononte ilegalisht në Prizren.
250 Vendosëm t'i ndihmojmë duke e parapërgatitur me anë të hipnozës, ku i sugjeruam se memoria e tij është shumë e zhvilluar dhe kështu testet do t'i përvetësojë shumë lehtë dhe provimin do ta kalojë pa vështirësi. Pas dy javësh na u lajmërua se e kishte dhënë provimin me sukses, që na gëzoi edhe neve.
251 Në atë moment, kur ajo e kishte marrë atë lajm kobzi, ndodhej në parkun e spitalit. Ai lajm tronditës ishte përcjellë dhe rrënjosur në psikën e saj bashkë me pamjet e ambientit që e rrethonin në atë moment, pra me pamjën e vjeshtës dhe, për çdo vit, në shtator, ajo përjetonte të njëtën traumë.
252 Përveç meje dhe shokut Salih Basha, prezent ishte edhe një mjek i përgjithshëm. Edhe pse ishte skeptik, kishte shfaqur dëshirën për të marrë pjesë në këtë seancë. Me të bëmë edhe një eksperiment për ta vërtetuar forcën ndikuese të hipnozës mbi materien dhe për ta bindur edhe atë për këtë forcë.
253 Te dy mediumët i futëm në gjendje të thellë hipnotike dhe i lidhëm në mënyrë telepatike me psikën e pacientës. Duke hulumtuar në thellësitë e saj, ata zbuluan se shpirti i pacientës ishte rob i një magjie të zezë që i ishte dedikuar dikuj tjetër, por që fatkeqësisht në të kishte shkelur ajo.
254 Merita kryesore për këtë, pa dyshim, i takon një grupi shokësh entuziast nga Prizreni, të cilët me punën dhe vullnetin e tyre, edhe përkundër sfidave të ndryshme dhe mungesës së erudicionit profesional, nuk abstinuan, por e vazhduan misionin e tyre deri në fund, që u kurorëzua me sukses.
255 Eshtë e natyrshme që gjatë shkrimit të një libri të ndodhin edhe lëshime si rrjedhojë e shumë arsyeve, por shpresoj se lexuesi i nderuar dhe objektiv do të ketë mirëkuptim për këto të meta, pasi mendoj se pesha e atyre është më e vogël sesa rëndësia dhe përmbajtja e librit.
256 Të gjitha temat që kanë lidhje me ajetet kuranore janë shpjeguar në mënyrë të atillë që të mos lënë asnjë shteg për dyshime apo dilema në mendjen e lexuesit. Stili i qartë, i lehtë e i rrjedhshëm mundëson çdo njeri të çfarëdo moshe apo grupi social që të kuptojë me lehtësi librat.
257 Këto punime kanë pasur një ndikim të shpejtë dhe rezultate tepër të kënaqshme. Është e pamundur për ata persona, që i lexojnë këto libra me kujdes dhe mendojnë rreth tyre seriozisht që të vazhdojnë të mbrojnë filozofinë materialiste, ateizmin apo çfarëdo ideologjie apo filo-zofie shkatërrimtare.
258 S'ka dyshim se këto veçori e kanë origjinën nga urtësia dhe udhëzimi i Kuranit. Autori sigurisht që nuk ndihet krenar për veten e tij; ai synon që të jetë një mjet që ndihmon të tjerët për të gjetur rrugën e drejtë të Zotit. Për më tepër, ai nuk merr asnjë përfitim material nga librat e tij.
259 Duke marrë në konsideratë gjendjen e botës sot, e cila i çon njerëzit në një humnerë të thellë dhune, korrupsioni dhe konfliktesh, është e qartë që ky shërbim duhet të jetë i diponueshëm sa më shpejt dhe sa më efektivisht që të jetë e mundur. Përndryshe, mund të jetë shumë vonë.
260 Krijimi është një fakt. Në këtë libër këto të vërteta do t'i analizojmë së bashku me argumentet përkatëse. Të gjithë ne do të shohim disfatën që pësoi materializmi përballë shkencës dhe do të bëhemi dëshmitarë për krijimin e universit prej Allahut me një forcë krijuese superiore dhe të përsosur.
261 Por i habitur përballë këtij zbulimi Ajnshtajni, ekuacioneve të tij i shtoi edhe një faktor të ri, të cilin e emërtoi "konstante kozmologjike" që "të dilte një përgjigje e drejtë" sepse në atë kohë astronomët thonin se universi është statik dhe ai kërkoi që teoria t'i përshtatej këtij modeli.
262 E shprehur ndryshe ky nuk ishte një rrezatim me origjinë të lokalizuar, pra, nuk kishte një burim të përcaktuar dhe ishte i përhapur gjithandej. Kështu që shumë shpejt u zbulua se këto rrezatime i takonin mbetjeve të periudhës së Big Bengut që vazhdojnë që nga çasti i parë i shpërthimit të madh.
263 Një argument tjetër i rëndësishëm i Big Bengut ishte sasia e gazeve të hidrogjenit dhe heliumit në hapësirë. Me matjet e bëra në ditët tona kuptohet se raporti hidrogjen-helium në univers përputhet plotësisht me raportin teorik të llogaritjeve të mbetjes së hidrogjen-helium nga Big Bengu.
264 Kjo na drejton në atë se në teorinë e gjendjes së palëvizshme nëse universi pa një fillim vjen nga infiniti dhe nuk ka fillim, hidrogjeni në univers do të digjej plotësisht dhe do të kthehej në helium. I mbështetur nga fakte të mjaftueshme Big Bengu u pranua në mënyrë të prerë nga shkenca.
265 Shkurtimisht këtu nuk jemi përballë një krijimi në mosekzistencë. Por ashtu si në degët e tjera të shkencës edhe në fizikë ka nga ato shkencëtarë ateistë, të cilët pa i vënë re disa pika dhe detaje kritike i kalojnë pa i përfillur këto të vërteta për shkak të pikëpamjeve të tyre materialiste.
266 Shprehja në ajet "i ndamë" është folja fatk, e cila ka kuptimin e shkëputjes së një sendi nga gjendja ratk duke e copëzuar dhe e shpërndarë. Psh, kjo folje përdoret edhe te rasti i çarjes së farës nga filizi dhe dalja e saj nga toka. Me këtë informacion le t'i hedhim një sy përsëri ajetit.
267 Sepse shpërthimi tek njerëzit nuk mund të zgjojë koncepte si projektim, plan apo sistem. Një dimension i këtij rregulli është edhe shpejtësia e shpërthimit. Materia e krijuar me Big Bengun sigurisht që ka filluar të përhapet përreth me një shpejtësi tmerrësisht të madhe.
268 Por këtu duhet të kemi kujdes një pikë. Në çastin e shpërthimit ekzistonte edhe një forcë tërheqëse relativisht e madhe. Një forcë kjo që mund ta mblidhte të gjithë universin në një pikë të vetme. Prandaj në çastet e para të Big Bengut duhet të flasim për dy forca të kundërta.
269 Forcat e fuqishme dhe të dobëta bërthamore përcaktojnë vetëm strukturën përbërëse të atomit. Kurse dy të tjerat, pra, forca tërheqëse e tokës dhe forca elektromagnetike, përcaktojnë marrëdhëniet midis atomeve dhe gjithashtu të gjithë ekuilibrat e objekteve materiale (dmth, vetë materien).
270 Këto katër forca kontrollojnë dhe përcaktojnë të gjithë materien e shpërndarë në univers pas Big Bengut. Tek krahasojmë këto forca me njëra-tjetrën, përpara na del një pamje shumë interesante. Këto katër forca zotërojnë vlera jashtëzakonisht të ndryshme nga njëra-tjetra.
271 Kjo e vërtetë, i shfaqet çdo personi, i cili studion këto sisteme dhe ekuilibre të universit që na mahnisin pa masë. Është shumë e qartë që në të gjithë universin ekspozohet një projektim superior dhe një sistem i përsosur. Zoti i këtij sistemi padyshim është Allahu që krijon gjithçka të përsosur.
272 Pra, si fuqia shpërthyese, vlerat e katër forcave themelore dhe të gjitha ato ndryshore, të cilat do t'i analizojmë në faqet vijuese, janë harmonizuar në atë mënyrë që të formojnë një univers ku të mund të jetohet dhe kjo harmoni është përllogaritur me delikatesën më të madhe.
273 Ana interesante është se një pjesë e madhe e shkencëtarëve, të cilët me anë të zbulimeve arritën në konkluzionin se "universi nuk mund të komentohet nëpërmjet rastësisë" por që faktikisht për shkak të pikëpamjeve të tyre materialiste, nuk ishte ky rezultati që kërkonin.
274 Në yjet me madhësi mesatare si të Diellit vazhdimisht hidrogjeni shndërrohet në helium dhe kështu çlirohet një energji e madhe. Tani duke i marë parasysh këto dije themelore mbi kiminë, le të kujtojmë gjendjen pas Big Bengut. Në univers ekzistonin vetëm atomet e hidrogjenit dhe heliumit.
275 Po, si arrihet atëherë ky proces te gjigandët e kuq? Kjo pyetje për dhjetra vjet me radhë i bëri kuriozë të gjithë fizikantët e botës e askush nuk arriti të gjejë një përgjigje të saktë. I pari që hodhi dritë mbi këtë çështje ishte astrofizikanti amerikan Edvin Salpeter.
276 Shembujt e saj përjetohen tek instrumentet muzikore. Kjo quhet "rezonancë akustike" dhe psh, mund të përjetohet midis dy violinave të akorduara njëlloj. Nëse i biem njërës prej këtyre dy violinave, i njëjti akord do të përsëritej edhe te violina tjetër si pasojë e dridhjeve të zërit.
277 Por disa rezonanca të tjera në fizikë nuk janë kaq të thjeshta. Veçanërisht rezonancat midis bërthamave të atomeve, të cilat janë të ndërtuara mbi ekuilibra tepër delikatë. Çdo bërthamë ka një nivel energjie natyral. Fizikantët këtë arritën ta zbulonin pas shumë kërkimesh të gjata.
278 Ai deklaroi se është një mundësi e madhe që në saje të kësaj rezonance atomet e heliumit ngjiten (bashkohen dhe shkrihen) me ato të beriliumit dhe kjo ngjarje te gjigandët e kuq mund të shpjegohet vetëm në këtë mënyrë. Por llogaritjet e bëra i hodhën poshtë pretendimet e tij.
279 Gjatë këtij procesi çlirohet një energji shumë e madhe. Pothuajse e gjithë drita dhe nxehtësia që vjen në tokë, formohet nga ky reaksion bërthamor brenda Diellit. Por ashtu siç ndodh edhe te gjigandët e kuq, ky reaksion bërthamor diellor vjen me një ndërthurje procesesh të papritshme.
280 Kjo është forca fizike më e madhe e universit. Është të miliardat e miliardit, të miliardit herë më e madhe se forca tërheqëse e Në të vërtetë Dielli është një reaktor i madh bërthamor. Ai transformon vazhdimisht atomet e hidrogjenit në helium dhe në saje të këtij reaksioni çliron nxehtësi.
281 Nëse do të ishte pak më e vogël se vlera reale që zotëron, nuk do të arrinte të bashkonte këto dy bërthama të hidrogjenit. Dy protonet, të cilët afrohen, menjëherë do të shtynin njëri-tjetrin dhe ky reaksion bërthamor te Dielli do të mbaronte pa filluar mirë. Pra, Dielli nuk do të ekzistonte kurrë.
282 Para se t'i përgjigjemi kësaj pyetjeje le të shohim edhe një herë transformimin e dy atomeve të hidrogjenit në deuteron. Nëse do të vëzhgohet me kujdes, ky proces ka dy anë të veçanta. Fillimisht një proton duke e lëshuar (humbur) ngarkesën e tij elektrike kthehet në neutron.
283 Por meqë forca e fuqishme bërthamore është në vlerën e duhur, Dielli realizon një reaksion bërthamor të ekuilibruar dhe digjet "dalëngadalë". Të gjitha këto janë për të treguar se forca e fuqishme bërthamore është e programuar në atë mënyrë që të mundësojë jetën në Tokë.
284 Nëse do të kishte qoftë edhe një gabim sado të vogël, Dielli dhe yjet si ai ose nuk do të ishin fare ose në një kohë të shkurtër pas formimit të tyre do të zhdukeshin me një shpërthim të frikshëm. E thënë ndryshe, edhe struktura e Diellit nuk është e rastësishme dhe e paqëllimtë.
285 Fizikisht polet e kundërta tërheqin dhe polet e njëjta shtyjnë njëri-tjetrin. Prandaj edhe bërthama me ngarkesë pozitive tërheq drejt vetes këto elektrone. Këto të fundit nuk mund të largohen nga rrotull bërthamës edhe pse shpejtësia e tyre mundohet t'i shtyjë larg saj (centrifugë).
286 Kështu ekuilibrohen edhe ngarkesat elektrike në atom. Këto janë dije themelore të kimisë. Brenda tyre ekziston edhe një pikë për të cilën shumica nuk tregon interes: protoni është shumë herë më i madh se elektroni. Si vëllimi edhe masa e protonit janë shumë herë më të mëdhenj se ato të elektronit.
287 Njëri zotëron ngarkesë elektrike pozitive e tjetri një ngarkesë elektrike negative por që fuqia e ngarkesave është plotësisht e barabartë. Këtë gjë nuk e kushtëzon asnjë arsye. Ajo që pritej në krahasimin proporcional të tyre do të ishte një ngarkesë elektrike më e vogël e elektronit.
288 Ç'do të ndodhte nëse me të vërtetë do të ishte diçka e tillë, pra, ngarkesat elektrike të elektronit dhe protonit të mos ishin të barabarta? Në këtë rast të gjithë atomet në univers për shkak të ngarkesës së tepërt pozitive, do të kishin një ngarkesë elektrike pozitive.
289 Si përfundim të gjithë atomet në univers do të shtynin njëri-tjetrin. Ç'do të ndodhte nëse do të përjetohej diçka e tillë sot sikur të gjithë atomet të shtynin njëri-tjetrin? Ajo që do të ndodhte do të ishte diçka anormale. Fillimisht le të fillojmë te ndryshimet që do të pësonte trupi ynë.
290 Në çastin që do të ndodhte ky ndryshim tek atomet, duart dhe krahët tuaj me të cilët po mbani këtë libër do të shpërbëheshin. Jo vetëm duart dhe krahët tuaj por edhe këmbët, sytë, koka; shkurtimisht të gjitha pjesët e trupit tuaj për një çast do të hidheshin në erë (copëzoheshin).
291 Po ashtu edhe dhoma si edhe e gjithë bota që na rrethon për një çastdo të shpërbëhej plotësisht. Të gjithë detet, malet dhe të gjithë planetet në sistemin diellor së bashku me të gjithë trupat qiellorë të universit do të copëzoheshin në pjesë të panumërta dhe do të zhdukeshin përfundimisht.
292 Drita, e cila rrezatohet nga ky shpërthim është mijëra herë më e fortë se drita e tyre normale. Astronomët mendojnë se supernovat luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e universit. Këto shpërthime sipas hamendjes së tyre ndihmojnë në transportimin e materieve në pika të ndryshme të universit.
293 Në qoftë se kjo largësi do të ishte pak më e vogël do të sillte një destabilizim në orbitën e planeteve. E nëse do të ishte pak më e madhe, materia e shpërndarë nga një supernovë do të ishte aq e çrregullt sa që me shumë mundësi sisteme planetarë që i ngjajnë tonit nuk do të formoheshin kurrë.
294 Le të kujtojmë shkurtimisht atë që shpjeguam në kapitujt e mëparshëm: Universi, i cili u shfaq pas Big Bengut ishte një masë gazi e përbërë vetëm nga hidrogjeni e heliumi dhe më pas kjo masë e gaztë me anë të reaksioneve bërthamore të projektuara qëllimisht formuan elemente më të rëndë.
295 Por për kthimin e universit në një ambient të përshtatshëm për jetë, nuk mjaftonte vetëm ekzistenca e këtyre elementeve të rëndë. Një pikë e rëndësishme këtu është edhe forma e rregulli që do të merrte universi. Shpërthimet e supernovave venë në lëvizje të gjithë materien në hapësirën e universit.
296 Kjo është një arsye edhe për ruajtjen e Tokës nga përplasjet me trupat qiellorë gjigandë, të cilët enden nëpër këto hapësira kaq të mëdha pa ushtruar më të voglin kërcënim për Tokën. Shkurtimisht përhapja e trupave qiellorë në univers është në strukturimin e duhur harmonik për jetën tonë.
297 Kalimi i një sistemi të rregullt, të organizuar dhe të planifikuar në një gjendje të çrregullt, shprishur dhe të paorganizuar reflekton drejtpërdrejt në entropinë e atij sistemi. Sa më i madh të jetë çrregullimi në një sistem aq më e lartë do të jetë edhe entropia e tij.
298 Kjo është diçka në të cilën asistojmë shpesh gjatë jetës sonë. Psh, nëse braktisim një makinë në shkretëtirë dhe pas shumë muajsh nëse do ta kontrollojmë atë makinë padyshim që nuk do të përballemi me një makinë më të zhvilluar se e vjetra apo në kushte më të mira se ajo.
299 Me kalimin e kohës rregulli në këtë univers është shtuar dhe universi ka arritur në struktura të përsosura sot. Dhe kjo meqë është realizuar në kundërshtim me ligjin entropik, dmth, që universi është organizuar me një krijim të mbinatyrshëm. Pikën e dytë le ta shtjellojmë me anën e një shembulli.
300 Nëse pas miliarda vjetësh në shpellë do të gjendeshin statuja të panumërta gurësh e të punuara hollë, menjëherë do të mendonit se ky rregull nuk kishte prejardhje nga ligjet natyrore. I vetmi shpjegim mbi shkakun e këtij rregulli do të ishte ndërhyrja e një "mendjeje të ndërgjegjshme".
301 Çdo gjë në univers i nënshtrohet entropisë: ligjet thonë se e lënë në vetvete, çdo gjë me kalimin e kohës bëhet më pak e qëndrueshme dhe e organizuar. Ja pra, ky rregull që mbizotëron në këtë univers është një tregues i qartë i ekzistencës së një Inteligjence të Epërme.
302 Një sistem, i cili ekspozon një rregull të veçantë dhe të organizuar në një shkallë shumë të lartë, kërkon informacione shumë të dendura për ta përshkruar atë. Apo e thënë ndryshe ky sistem përfshin informacione tejmase të denduara (voluminoze)... Këtu na shfaqet një pyetje tepër kurioze.
303 Pozicioni i sistemit tonë në një skaj të krahëve të galaktikës është një pozicion që netëve duke vëzhguar qiellin të na mundësojë marrjen e sa më tepër informacioneve rreth strukturës së përgjithshme të universit dhe për të arritur studimin e galaktikave edhe më të largëta.
304 Në këtë të ftohtë ngrirës brenda planetit zë vend edhe atmosfera e tij tepër e mprehtë. Atmosfera, vetëm kur planeti zotëron një orbitë ekliptike dhe në periudha kur është më afër Diellit, është në gjendje të gaztë. Pjesën tjetër të kohës atmosfera e tij kthehet në një masë akulli.
305 Atmosfera e Marsit është një përzierje helmuese që përmban sasi të konsiderueshme dioksidi karboni. Në sipërfaqe të planetit nuk gjendet absolutisht ujë. Në sipërfaqe të tij na tërheqin vëmendjen kratere gjigandë, të cilët janë shfaqur me përplasjen e meteorëve të mëdhenj mbi të.
306 Në një ambient të tillë që të përkujton ferrin, nuk mund të jetojë asnjë gjallesë. Nëse vazhdojmë akoma drejt Diellit do të arrijmë në planetin Mërkur, në krye të sistemit. Karakteristika më interesante e Mërkurit është rrotullimi jashtëzakonisht i ngadaltë rreth vetes.
307 Ndryshe nga të gjithë këto është vetëm Planeti Blu, të cilin e kaluam pa folur rreth tij. Që prej atmosferës e deri në format e relievit, nga temperatura në fushën magnetike, nga elementet deri te largësia nga Dielli, me të gjithë ekuilibret e tij është i krijuar posaçërisht për jetën.
308 Por para kësaj do të ishte e dobishme për të kuptuar më mirë këtë çështje të bënim një kujtesë. Kjo është një kujtesë për ata, të cilët janë mësuar të supozojnë si të vërtetë shkencore teorinë e evolucionit dhe për ato, të cilët mbrojnë me ngulm konceptin e "adaptacionit".
309 Teoria e evolucionit, e cila mbron tezën ndër koinçidenca se të gjitha gjallesat rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët, e përdor shpesh këtë koncept. Evolucionistët pretendojnë se gjallesat duke iu përshtatur ambientit ku jetojnë vazhdimisht janë transformuar në të tjera specie (lloje).
310 Faktikisht koncepti i evolucionit me adaptacion është mbetje e një botëkuptimi të një shkence primitive që nga periudha e Lamarkut dhe që është refuzuar shpesh prej zbulimeve shkencore. Edhe pse nuk mbështetet në baza shkencore idea e adaptacionit indoktrinohet shpejt te njerëzit.
311 Në fakt, në themel të kësaj imagjinate shtrihet injoranca. Prandaj ato evolucionistë, të cilët njohin biologjinë dhe biokiminë nuk i mbështesin fantazi të tilla. Ata e dinë shumë mirë që jeta mund të ekzistojë vetëm atëherë kur sigurohen elementë dhe kushte të caktuara.
312 E thënë ndryshe, gjallesat mund të ekzistojnë në një ambient të krijuar posaçërisht për to. Toka është një ambient i projektuar posaçërisht për këtë qëllim. Temperatura e Tokës Kushtet më të domosdoshme për jetën në Tokë në shikim të parë janë atmosfera dhe temperatura.
313 Me ngritjen pak të temperaturës, të gjitha gjallesat do të vdisnin nga nxehtësia. E rëndësishme është edhe shpërndarja e kësaj temperature ideale të Tokës në mënyrë të ekuilibruar në të gjithë planetin. Dhe për t'u arritur një ekuilibër i tillë janë marrë disa masa të posaçme.
314 Kjo do të ishte përafërsisht e njëjtë me energjinë elektrike të përgjithshme të prodhuar gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Në qoftë se nuk do të ekzistonte një mburojë e tillë e Tokës, jeta në mënyrë të vazhdueshme do të shkatërrohej dhe mbase nuk do të ekzistonte fare.
315 Por nuk janë vetëm këto kushtet e mjaftueshme për të mundësuar jetën e gjallesave në tokë. Një kusht tjetër me rëndësi jetike është edhe struktura e atmosferës. Një shembull për këtë është edhe "përshtatja e atmosferës së lehtë", të cilën e rastisim shpesh herë nëpër filma.
316 Ky skenar na lë të kuptojmë sikur njeriu mund të gjejë rastësisht dhe me lehtësi atmosfera të përshtatshme. Në fakt nëse do të bënim një udhëtim në thellësi të universit me këto anije kozmike, do të ishte pothuajse e pamundur të gjendet një atmosferë e përshtatshme në një planet tjetër.
317 Pikërisht edhe ne për këtë gjë e ndiejmë të nevojshme praninë e vazhdueshme të oksigjenit dhe për të përmbushur këtë nevojë kryejmë frymëmarrje. Ana interesante është se përqindja e oksigjenit në ajër, të cilën e thithim, është e llogaritur me një saktësi të mahnitshme.
318 Kafshët vazhdimisht konsumojnë oksigjen dhe prodhojnë dioksid karboni, helmues për to. Bimët në të kundërt, me kthimin e dioksidit të karbonit në oksigjen jetëdhënës, sigurojnë vazhdimësinë e jetës organike. Në këtë mënyrë nga lulet çdo ditë sigurohet me miliarda tonelata oksigjen për atmosferën.
319 Një aspekt tjetër i përsosmërisë së ekuilibrit të atmosferës është dendësia e saj ideale për të na mundësuar frymëmarrjen. Atmosfera dhe Frymëmarrja Ne marrim frymë në çdo çast të jetës tonë. Mushkëritë vazhdimisht thithin ajër dhe në të njëjtën kohë po të njëjtin ajër e kthejnë mbrapsht.
320 Në të njëjtën mënyrë të gjithë muskujt e trupit, tërësia e qelizave që përbëjnë këto muskuj, përfitojnë energji duke "djegur" komponente karbonike, dmth, duke futur në reaksion oksigjenin. Ndërsa përfitohet një energji e tillë në trup shfaqet dioksidi i karbonit, i cili duhet të nxirret jashtë.
321 Kjo rezistencë është gjendja statike që tregon ajri ndaj lëvizshmërisë. Por është e dobët për shkak të vetive të tjera të atmosferës, kështu që mushkëritë tona me lehtësi marrin dhe nxjerrin frymë jashtë. Në rast se kjo rezistencë mund të rritet do të shkaktojë vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
322 Kjo mund të shpjegohet me një shembull të tillë: Është e lehtë të tërhiqet ujë me anë të një shiringe (gjilpëre, injektori), por po me të njëjtën shiringë është e vështirë të tërhiqet një sasi mjalti. Sepse mjalti zotëron një qarkullim më të ngadaltë dhe një dendësi më të madhe se uji.
323 Ja pra, edhe dendësia, qarkullimi apo trysnia e ajrit nëse ndryshon pak në vlera, frymëmarrja jonë do të vështirësohet ashtu si tërheqja e mjaltit me një shiringë. Nëse do të mendojmë "të zgjerojmë shiringën", pra, të zgjerojmë kanalet e mushkërive, do të jetë propozim i gabuar.
324 Të gjithë këto ekuilibre tregojnë edhe një herë se si veçoritë e tjera të tokës edhe ato atmosferike janë krijuar posaçërisht për të mundësuar jetën e njeriut. Këto fakte, të cilat na i shfaq shkenca provojnë se universi nuk është një grumbull materiesh të rastësishme dhe të pakontrolluara.
325 Madje vetëm këto që u radhitën këtu do të mjaftonin për të demostruar se universi dhe Toka kurrë nuk mund të arrijnë të formohen si fryt i rastësisë dhe i zhvillimit të ngjarjeve aksidentale njëra pas tjetrës. Të gjithë këto informacione kanë cilësinë të konfirmojnë edhe një herë një fakt të qartë.
326 Ai, që ka krijuar në mënyrë të përsosur të gjithë universin, yjet, planetet, malet dhe detet, që i jep jetë njeriut dhe të gjitha gjallesave, që i mjafton fuqia të krijojë çdo gjë nga mosekzistenca, që krijimet e Tij i vë nën urdhrat e njeriut e që zotëron një forcë dhe fuqi të pafund, është Allahu.
327 Vallë, a është ky top zjarri në qiell një "llambë" gjigande e krijuar në atë mënyrë të përshtatshme për të përmbushur veçanërisht nevojat tona? Zbulimet shkencore të viteve të fundit tregojnë vërtetësinë e dy pyetjeve të fundit sepse në dritën e Diellit ekziston një projektim mahnitës.
328 Këto mbartin energji shumë të lartë. Rrezet e gjata, të cilat i kalojnë gjatësitë prej kilometrash quhen "valë radioje" dhe këto valë zotërojnë energji shumë të dobët. Për këtë arsye rrezet gama përbëjnë rrezik për jetën tonë në një kohë kur valët e radios nuk na ndikojnë fare.
329 Tek bëjmë shqyrtimet e duhura shohim se pjesën më të madhe të rrezeve që mbesin pas rrezeve të dukshme e përbëjnë rrezet që ne i quajmë "rrezet e afërta infra të kuqe". Fusha e rrezeve infra të kuqe fillon në pikën që mbarojnë rrezet e dukshme dhe zënë vend në një interval tepër të ngushtë.
330 Përse shërbejnë rrezet e afërta infra të kuqe? Këtë herë, për të parë se përse shërbejnë këto rreze nuk mund të ngrejmë kokën e të shohim përreth, sepse këto rreze nuk mund të shihen me sy të lirë. Këto rreze, të cilat nuk mund t'i shohim, fare mirë mund t'i ndiejmë në një ditë vere me diell.
331 Nxehtësia që do të ndieni në fytyrën tuaj është një pasojë (ndikim) që e kryejnë rrezet e afërta infra të kuqe. Rrezet infra të kuqe mbartin energji termale dhe kështu që sigurojnë ngrohjen e Tokës. Edhe këto rreze janë të domosdoshme për jetën po aq sa drita e dukshme.
332 Por këto rreze ultravioletë që rrezaton Dielli janë të llojit më "të padëmshme", pra, zënë vend menjëherë në krye të rrezeve të dukshme. Këto rreze edhe pse ndikojnë ndjeshëm në mutacione dhe në kancer, për shkak të një karakteristike të rëndësishme të tyre janë të domosdoshme për jetën.
333 Ana interesante në këtë kuadër është se fotosinteza është një proces i projektuar në mënyrë fantastike. Nëse do të shikonim me kujdes do të vërenim një ekuilibër të përpiktë midis fotosintezës që kryejnë bimët dhe energjisë që konsumojnë njerëzit dhe kafshët. Bimët na sigurojnë glukozë dhe oksigjen.
334 Ajo që ne bëjmë faktikisht është kthimi në të kundërt i fotosintezës. Si rezultat i kësaj ne çlirojmë dioksidin e karbonit si mbeturinë (mbetje e prodhimit) dhe e nxjerrim me anë të mushkërive në atmosferë. Menjëherë ky dioksid karboni përdoret nga bimët për të kryer fotosintezën.
335 Por për t'u arritur kjo, drita duhet të jetë në ngjyrat e duhura. Një dritë në ngjyra të gabuara nuk do të vlente për asgjë. Për këtë rast mund të marrim si shembull televizorin. Një televizor që të arrijë të kapë transmetimin e një kanali duhet që të jetë i programuar në frekuencat e duhura.
336 E njëjta gjë është e vlefshme edhe për fotosintezën. Diellin pranojeni si stacionin televiziv që bën transmetimin dhe molekulën e klorofilit si televizor. Nëse kjo molekulë nuk është e programuar saktësisht në përputhjë me frekuencat e Diellit nuk mund të krijohet fotosinteza.
337 Edhe ato, të cilët e mendojnë çështjen e bimëve dhe fotosintezës përciptazi, mbase mund të bien në të njëjtin gabim dhe të mendojnë se "nëse drita e Diellit do të ishte më ndryshe edhe bimët do të zhvilloheshin në atë mënyrë të përshtatshme me të". Por kjo nuk është aspak e mundur.
338 Arsyeja për këtë është se një sy biologjik e ka të pamundur të shikojë ndonjë shirit tjetër jashtë spektrit të rrezeve të dukshme dhe një pjesë shumë të vogël të rrezeve infra të kuqe. Për ta shpjeguar më mirë këtë le të kujtojmë shkurtimisht se si kryhet procesi i të parit me sy.
339 Në sipërfaqe të retinës gjenden qeliza tepër të ndjeshme ndaj dritës. Çdonjëra prej tyre ka aftësinë për të perceptuar vetëm një foton që bie (shënon) mbi të. Energjia e fotonit vë në lëvizje një molekulë të ndërlikuar që quhet "rodopsinë", e që gjendet në sasira të mëdha brenda këtyre qelizave.
340 Pjesa më e madhe e dritës që rrezaton Dielli korrespondon me këtë gjatësi vale. Nëse e vëreni me kujdes kushti më themelor në këtë sistem është perceptimi i fotoneve të dritës nga qelizat në retinë. Ja pra, për t'u realizuar kjo është kusht që fotonet duhet të mbesin në kufinj të dukshëm drite.
341 Në këtë rast, niveli i energjisë së rrezeve të Diellit do të rritej dhe do të fillonte të rrezatonte më tepër rreze ultravioletë me pasoja vdekjeprurëse. Kjo gjendje na tregon se ato yje që do të përhapin rreze favorizuese për jetën duhet të jenë pikërisht në dimensionin e Diellit.
342 E thënë ndryshe, një planet, i cili rrotullohet rreth një gjigandi të kuq, gjigandi blu, apo të një ylli me përmasa të ndryshme nga Dielli, nuk do të mundej të jetë një strehë për jetën. Burimi i vetëm i energjisë që do të mundi të mbështesë jetën, është Dielli dhe yjet e ngjashëm me të.
343 Drita që rrezaton në ujë është vetëm drita e dukshme. Rrezet e afërta infra të kuqe që kalojnë në atmosferë (dhe ngrohin tokën), në ujë nuk mund të depërtojnë më tepër se disa centimetra. Prandaj vetëm një shtresë prej disa centimetrash e sipërfaqeve të deteve arrin të ngrohet nga rrezet e Diellit.
344 Të gjithë ato rrezatime të dëmshme dhe vdekjeprurëse që vijnë drejt Tokës prej yjeve të largët, bllokohen nga ky filtrim i projektuar në mënyrë kaq të përsosur zotërojnë të njëjtat temperatura me njëri-tjetrin. Kjo shfaq një ambjent tepër të përshtatshëm për jetën në det.
345 Pjesa më e madhe e këtij uji na zbret herë pas here pika-pika në formën e shiut. Edhe në përbërjen e ajrit, të cilin thithim, sigurisht që gjendet një sasi e caktuar avulli uji. Shkurtimisht mund të themi lehtësisht, "kudo që të hedhim sytë në rruzullin tokësor shohim ujë".
346 Në gaze atomet nuk kanë stabilitet dhe enden të lirë, e kështu që në një strukturë të tillë nuk është e mundur të kryhen ato mekanizma të komplikuara të organizmave të gjalla. Shkurtimisht, për t'u zhvilluar proceset e duhura për jetën është e domosdoshme ekzistenca e një mjeti të lëngët.
347 Edhe lëngjet që njihen, me rënien e temperaturës tkurren dhe humbasin vëllim. Me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të lëngjeve janë më të rënda se gjendjet e tyre normale të lëngëta.
348 Kur ngrirja të fillonte nga poshtë, në sipërfaqe nuk do të ekzistonte një shtresë për të penguar të ftohtët dhe do të vazhdonte të ndikonte gjithmonë e më lart. Kështu që pjesa më e madhe e oqeaneve, deteve dhe liqeneve do të ktheheshin në gjendjen e një mase gjigande akulli.
349 Nëse uji nuk do të zotëronte një veçori të tillë "të jashtëzakondshme", detet do të ngrinin pothuajse plotësisht dhe jeta nëndetare do të bëhej e pamundur hollë uji prej disa metrash dhe, edhe nëse do të rritej temperatura e ajrit, akulli në fund nuk do të mundej të shpërbëhej kurrë.
350 Në këtë pikë trupi ynë ka një problem të rëndësishëm: Është vazhdimisht në lëvizje. Të gjitha lëvizjet fizike duke përfshirë edhe vendosjen në punë të makinerive, kërkojnë një prodhim të caktuar energjie. Prodhimi i energjisë gjithmonë çliron nxehtësi. Këtë nxehtësi mund ta ndjeni lehtësisht.
351 Për të parandaluar këtë hyn në reaksion veçoria tjetër e ujit, lartësia e nxehtësisë së fshehtë. Trupi ynë përdor mekanizmin e djersitjes për të freskuar veten kundrejt nxehtësisë së çliruar përgjatë një pune. Uji që përhapet në lëkurë gjatë djersitjes, avullon me shpejtësi.
352 Uji është një lëng i përzgjedhur pikërisht për këtë punë. Një botë me klimë të butë Pesë veçoritë e ndryshme termale të ujit, të cilat na tërhoqën vëmendjen në librin e Hendersonit, në të njëjtën kohë luajnë edhe një rol të rëndësishëm që Toka të ketë një klimë të butë dhe të ekuilibruar.
353 Nëse përqindja e pjesës së mbuluar me ujë e rruzullit do të ishte më e vogël në krahasim me pjesën e tokës, do të rritej shumë ndryshimi i temperaturës mes ditës dhe natës, pjesa më e madhe e tokës do të kthehej në shkretëtirë dhe jeta do të bëhej e pamundur apo më e pakta do të vështirësohej shumë.
354 Uji ka edhe disa veçori të tjera fizike të rëndësishme ku edhe këto janë po aq të përshtatshme për jetën. Njëra nga këto është tensioni i lartë i sipërfaqes së tij. Për shkak se tensioni i sipërfaqes së tij është shumë i lartë, përjetohen një sërë dukurish interesante fizike.
355 Apo një gjilpërë metali nëse vendoset me kujdes paralelisht me sipërfaqen e ujit noton mbi të pa u zhytur. Kjo shkaktohet prej tërheqjes që ndodh mes molekulave të ujit. Tensioni i sipërfaqes së ujit është pothuajse më i lartë nga të gjitha lëngjet e tjera dhe ka një ndikim biologjik të rëndësishëm.
356 Ajo që e mundëson këtë projektim kaq fantastik, është tensioni i lartë i sipërfaqes së ujit që folëm pak më parë. Nëse tensioni i sipërfaqes së tij do të jetë më i ulët, aq sa është për të gjithë lëngjet e tjerë, në mënyrë fiziologjike jeta e bimëve të tokës do të bëhej e pamundur.
357 Në krye të këtyre veçorive është vetia tretëse e ujit. Pothuajse të gjitha substancat kimike treten në ujë lehtësisht. Një ndikim i rëndësishëm i kësaj për jetën është derdhja nëpër dete me anë të lumenjve të mineraleve të panumërta dhe kimikateve të ngjashëm me ato të tretura në ujë.
358 Në saje të ndikimit ngjitës të këtij tensioni uji arrihet të shpihet me metra të tëra lart nëpër gjethe. Uji pothuajse të gjitha reaksionet kimike i përshpejton, për këtë arsye ai është një katalizues shumë i mirë. Një veçori tjetër kimike e ujit është reaktiviteti ideal i tij.
359 Ashtu siç mund të vërehet edhe në krahasimet e mësipërme, uji zotëron një rrjedhshmëri tepër të lartë. Nëse do të lenim mënjanë eterin dhe hidrogjenin e lëngshëm forma normale e të cilëve është e gaztë, mund të themi lehtësisht se uji është lëngu me rrjedhshmëri më të madhe.
360 Nëse rrjedhshmëria e ujit do të ishte pak më e ulët, kontrolli i makromolekulave (si proteinat, enzimat) dhe veçanërisht i strukturave tepër të veçanta si mitokondritë dhe organelet e vogla do të ishte e pamundur. Në të njëjtën mënyrë do të bëhej e pamundur edhe ndarje-shumimi i qelizave.
361 Brenda trupit ka qeliza të shumta prandaj në mënyrë të vazhdueshme me anë të disa "kanaleve" duhet të pompohet për në këto qeliza energjia dhe ajri i marrë nga jashtë dhe me anë të disa "kanaleve" të tjerë duhet të mblidhen mbetjet e tyre nëpër qeliza. Këto kanale janë damarët.
362 Këtu arrijmë të evidentojmë qartësisht se nëse rrjedhshmëria e ujit të jetë vetëm pak herë më e madhe, për të siguruar qarkullimin e gjakut nëpër kapilarë do të duhej një presion tepër i lartë pompimi dhe çdonjëri prej sistemeve kapilarë do të ishte i pamundur të funksiononte.
363 Është fare e qartë se të gjitha këto nuk janë të krijuara rastësisht dhe se në to evidentohet një projektim i vullnetshëm. E thënë ndryshe, të gjitha veçoritë fizike dhe kimike të ujit tregojnë se ky lëng është krijuar posaçërisht për të mbështetur jetën njerëzore në Tokë.
364 Me përzierjet e kryera, karboni formon substanca të llojeve të ndryshme. Të gjitha ato struktura organike të ndryshme që nga bërthamat qelizore në lëvoren e pemës, nga thjerrëzat e syve në brirët e drerit, nga e bardha e vezës në helmin e gjarprit, përbëhen nga komponime me bazë karbonin.
365 Karboni i kombinuar në forma gjeometrike dhe radhitjeve të ndryshme në përzierje me hidrogjenin, oksigjenin dhe azotin, nxjerr në pah substanca tepër të larmishme dhe të ndryshme. Komponimet karbonike në disa raste përbëhen vetëm nga disa atome e në disa të tjera prej mijëra madje miliona atomesh.
366 Dihet shumë mirë se edhe silikoni, i cili dikur u paraqit si alternativë e karbonit, ishte një kandidat i pavlefshëm. Sixhvik thotë se "sot zotërojmë dije të mjaftueshme dhe jemi të bindur se do të ishte e pamundur një ide e zëvendësimit, si bazë për jetën, e silikonit me karbonin".
367 Në saje të kësaj strukture në kushte normale, karboni mund të formojë lidhje kovalente shumë lehtësisht. Na tërheq vëmendjen këtu një pikë interesante. Karakteristika në fjalë, e domosdoshme për jetën e karbonit, realizohet vetëm në një interval shumë të ngushtë temperature.
368 Një anë tjetër më interesante është se po ky interval është e vetmja temperaturë e gjendjes së lëngshme të ujit. Ashtu siç e pamë edhe në kreun e kaluar edhe për ujin, i cili është një nga bazat e jetës nevojitet po i njëjti interval temperature që i duhet edhe komponimeve të karbonit.
369 Proteinat, të cilat janë bazë të trupave të qenieve të gjalla, format e tyre tri-dimensionale të ndërlikuara i fitojnë në saje të lidhjeve të dobëta. Për të shpjeguar diçka të tillë duhet të thellohemi në strukturën e proteinave. Proteinat në përgjithësi njihen si "zinxhirë aminoacidesh".
370 Një përkufizim i tillë bëhet sepse ato janë të rreshtuara njëri pas tjetrit, si rruazat e një varëseje në një seri dy-dimensionale. Lidhjet kovalente mbajnë lidhur me njëri-tjetrin ato atome që formojnë aminoacidet. Lidhjet e dobëta bashkojnë aminoacidet në format e duhura tridimensionale.
371 Të gjithë këto informacione, të cilat i shtjelluam mbi veçoritë e jashtëzakondshme të atomit të karbonit, tregojnë se mes këtij atomi bazë materiale e jetës, me ujin, i cili është një tjetër material bazë i jetës dhe Tokën, si planet strehues të jetës, ekziston një harmoni tepër e madhe.
372 Projektimi në oksigjen Pamë se karboni është baza më e rëndësishme e organizmave të gjalla dhe se është krijuar për këtë funksion të tij, me një projektim të veçantë. Por ekzistenca e të gjitha qenieve të gjalla me bazë karbonin është e lidhur edhe pas një kushti të dytë: energjisë.
373 Pra, siç mund ta kuptojmë edhe nga vetë termi i oksidimit, djegia realizohet me praninë e oksigjenit në reaksion. Për këtë arsye edhe oksigjeni është një bazë për jetën e ndërlikuar ashtu si uji dhe karboni. Lidhja kovalente: Atomet janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.
374 Interesante është se atomet e hidrogjenit dhe karbonit që formojnë hidrokarburet janë atomet më të përshtatshme për t'u oksiduar. Hidrogjeni midis të gjithë atomeve të tjerë kur oksidohet çliron më tepër energji. E thënë ndryshe është "lënda djegëse" më e mirë për oksigjenin.
375 Nëse e vërejmë me kujdes, në zjarr do të shohim një projektim tepër interesant. Vetitë kimike të oksigjenit dhe karbonit janë të programuara në atë mënyrë që edhe pse zotërojnë veti tepër djegëse, hyjnë në reaksion dhe shkaktojnë zjarr vetëm në temperatura shumë të larta.
376 Psh, një njeri që ecën në shkretëtirë në atë çast kur temperatura e ditës ngrihet në kulmin e saj, do të digjej në çast si fije shkrepseje. Po ashtu edhe bimët e kafshët do të kishin po të njëjtat pasoja. Padyshim që të flitet për jetë në një botë të tillë do të ishte pak e vështirë.
377 Nëse karakteristikat pasive të oksigjenit dhe karbonit do të ishin më të mëdha, do të ishte tepër e vështirë të ndizej zjarr mbi tokë, mbase mund të ishte edhe e pamundur. Në një mjedis ku nuk ndodhet zjarri do të ishte e pamundur ngrohja e njerëzve si edhe zhvillimi i teknollogjisë.
378 Veçoritë e këtyre dy elementeve na japin mundësinë që të mund të ndezim zjarr dhe këtë zjarr ta përdorim në mënyrën më të përshtatshme. Çdo anë e tokës është e mbushur me pemë që përmbledhin sasira të konsiderueshmë karboni dhe që ne mund t'i përdorim lehtësisht për të ndezur zjarr.
379 Në qoftë se oksigjeni nuk do të tretej mjaftueshëm, në gjak do të hynin sasira shumë të vogla oksigjeni dhe kjo nuk do të përmbushte nevojat e qelizave për energji. Nëse oksigjeni do të ishte më i tretshëm, përqindja e oksigjenit në gjak do të rritej tej mase dhe do të shfaqej "helmimi i oksidimit".
380 Nëse oksigjeni në ujë (dhe rrjedhimisht në gjak) do të tretej disi më pak, në gjak do të përzihej më pak oksigjen dhe qelizat nuk do të merrnin sasinë e duhur të oksigjenit. Në një situatë të tillë do të ishte shumë e vështirë jetesa e qenieve të gjalla me një metabolizëm të lartë si njeriu.
381 Faktikisht oksigjeni është një gaz shumë i rrezikshëm dhe në kushte mbi kufinjtë normalë zotëron efekte vdekjeprurëse për gjallesat. Me rritjen e përqindjes së oksigjenit në gjak, ky oksigjen duke hyrë në reaksion me ujin shfaqen produkte anësore tepër reaktive dhe shkatërruese.
382 E thënë ndryshe, Allahu ka krijuar me një përshtatje të përsosur, si ajrin që ne marrim frymë po ashtu edhe ato sisteme që sigurojnë përdorimin e tij. Elementet e tjera Padyshim që elementet e projektuara posaçërisht për jetën nuk janë të kufizuar vetëm me karbonin dhe oksigjenin.
383 Përveç tyre edhe arseniku, kallai dhe tungsteni marrin pjesë në përbërjen e disa organizmave dhe kryejnë një mori funksionesh të pazgjidhura plotësisht. Tre elemente bromi, stronciumi dhe bariumi dihet që marrin pjesë në organizma të ndryshme por akoma nuk është zbuluar funksioni i tyre.
384 Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një demostrim i qartë i krijimit të universit nga Zoti posaçërisht për njeriun. Përfundim Të gjithë ato veti fizike apo kimike të universit që shqyrtuam, arritëm në një përfundim se janë pikërisht siç duhet për të mundësuar ekzistencën e jetës.
385 Shkurtimisht çdo studim i bërë rreth universit na shfaq një projektim të mahnitshëm të tij që kultivon jetën njerëzore. Të ngrihesh e të refuzosh këtë projektim, ashtu siç e cilësoi edhe psikiatri Karl Stern në shprehjen e tij, do të thotë të dalësh jashtë kufijve të logjikës.
386 Sigurisht që një projektim i fshehur në çdo detaj të universit është njëkohësisht provë e ekzistencës së një Krijuesi që çdo detaj të universit e zotëron me një forcë dhe inteligjencë të pafund. Po ky Krijues është ai që shfaqi teorinë e Big Bengut dhe krijoi universin nga mosekzistenca.
387 Kjo sigurisht që është provë e krijimit. Nga kjo temë, të cilën në shqyrtimet e kaluara e kemi shtjelluar me shumë imtësi, le të marrim disa shembuj. Në faqet e mëparshme të librit kemi shpjeguar se nuk është e mundur që ekuilibret në univers të formohen si fryt i rastësisë.
388 Në këtë libër Darvini del kundra së vërtetës se speciet e gjalla të ndryshme në tokë janë të krijuara veç e veç nga ana e Allahut. Sipas Darvinit të gjitha gjallesat vijnë nga një stërgjysh i përbashkët dhe janë diferencuar në ndryshime të vogla brenda kushteve dhe kohe të përcaktuar.
389 Si u shfaq ajo "qelizë e parë" për të cilën flitet? Teoria e evolucionit, ngaqë e refuzon krijimin dhe nuk pranon asnjë ndërhyrje të mbinatyrshme, supozon se ajo qelizë e parë është shfaqur brenda disa ligjeve të natyrës ashtu spontanisht në mënyrë aksidentale pa asnjë projektim, plan apo sistem.
390 Por kjo është një hipotezë, e cila bie ndesh me ligjet më themelore biologjike që njihen. "Jeta rrjedh nga jeta" Darvini në librin e tij nuk ka folur fare mbi origjinën e jetës sepse koncepti primitiv në periudhën e tij supozonte që gjallesat zotërojnë një konstrukt shumë elementar.
391 Sipas teorisë me titull "gjeneracioni spontan" që besohej që në Mesjetë, besojnë se lëndët inorganike duke u bashkuar mund të formojnë një qenie të gjallë. Në këtë periudhë ekzistonte shumë i përhapur mendimi se buburrecat formohen nga tepricat e ushqimeve dhe minjtë nga gruri.
392 Padyshim nëse është e pamundur dalja në shesh e jetës aksidentalisht do të na duhet të besojmë se jeta është "e krijuar" në një formë të mbinatyrshme. Synimi kryesor i këtij realiteti është që të anullojë haptazi çdo vlerë të teorisë së evolucionit, e cila mohon krijimin.
393 Psh, në një kope sorkadhesh që kërcënohet prej kafshëve të ndryshme grabitqare, do të mbesin në jetë vetëm ato sorkadhe që vrapojnë më tepër. Kështu që kopeja e Njëri nga faktet që e bën të pavlefshëm teorinë e evolucionit është struktura tepër e ndërlikuar e gjallesave.
394 Sorkadheve do të përbëhej nga individë (pjesëtarë) të fortë dhe të shpejtë. Sigurisht që ky mekanizëm nuk mund të ndërhyjë në evoluimin e sorkadheve e t'i kthejë ato në kafshë të tjera psh, në kuaj. Për këtë qëllim mekanizmi i seleksionit natyror nuk zotëron asnjë forcë evoluese.
395 Sipas Lamarkut, biologut francez, i cili ka jetuar para Darvinit, gjallesat ia përcjellin brezit pasardhës të gjitha ndryshimet fizike, të cilat i kanë kaluar gjatë jetës së tyre. Si përfundim i këtyre cilësive, të cilat akumulohen brez pas brezi, dalin në pah specie të reja.
396 Neo-darvinizmi pranë seleksionit natyror si "shkak i ndryshimeve të dobishme" përdori mutacionet, dmth, prishjet gjenetike të gjallesave prej ndikimeve të jashtme si radiacioni apo prej gabimeve gjatë kopjimit. Modeli, i cili edhe sot e ruan vleftësinë në emër të evolucionit është Neodarvinizmi.
397 Brenda këtij intervali të gjatë transformimi që supozohet, duhet të jenë formuar dhe jetuar "specie kalimtare". Psh, në të kaluarën duhet të ketë ekzistuar një qenie gjysëm peshk - gjysëm zvarranik që edhe pse mbart akoma karakteristikat e peshkut në një anë ka përfituar veçori zvarranike.
398 Njëkohësisht ky është një argument i fortë që tregon se këto qenie të gjalla janë të krijuara. Shpjegimi i vetëm për ekzistencën e një qenieje të gjallë, e cila nuk ka evoluar nga një stërgjysh i saj por e dalë në pah papritur e përsosur, është se ajo qenie është e krijuar.
399 Ky realitet pohohet edhe nga ana e biologut të njohur evolucionist Dugllas Futujama: Krijimi dhe evolucioni janë dy shpjegimet e vetme që mund të bëhen rreth origjinës së qenieve të gjalla. Qeniet ose janë shfaqur në tokë plotësisht të përsosura dhe pa mangësira ose ka ndodhur ndryshe.
400 Nuk ekziston asnjë mbetje fosile që të mbështesë përrallën e evoluimit të njeriut. Në të kundërt, regjistrat e fosileve tregojnë se në mes njerëzve dhe majmunëve ekziston një kufi i pakapërcyeshëm. Përpara këtij fakti evolucionistët i lidhën shpresat pas disa vizatimeve dhe maketeve të fantazuar.

Связаться
Выделить
Выделите фрагменты страницы, относящиеся к вашему сообщению
Скрыть сведения
Скрыть всю личную информацию
Отмена